Nga Ilir Seci
“Kam sjelle balten ne Lidhjen e Shkrimtareve…”-ka qene nje varg i njohur i Dritero Agollit,varg qe ne fakt perben lajtmotivin e vepres se tij sepse ate BALTE e solli ne Lidhjen e Shkrimtareve per ta hedhur me pastaj mbi gjithe kulturen dhe trashgimine tone kombetare…
Vazhdojne e thyhen rekordet e hipokrizise ne Shqiperine tone,Memedhembja jone ka kampione te papare ne kete fushe!…Lexova nje shkrim ne portalin,Albeu ,shkrim ku Dritero Agolli,”patriarku” i socialisteve sic e kishin quajtur ne shkrim,kishte thene fjalen e vet lidhur me propozimin e Visar Zhitit per ambasador ne Vatikan.Mes tjerash Dritero Agolli kishte thene: “…qëndrimi i Kishës ngjason me atë të Byrosë Politike të Partisë së Punës, e cila komandonte çdo emërim dhe lëvizje…”?!!
Ne fakt ky muhabeti i ambasadorit ne Vatikan u be terkuze kot se koti sepse nje vend qe ka nje perqindje shtetasish katolike eshte afermendsh qe ambasadorin ne Seline e Shenjte,ai vend duhet ta zgjedhe me nje perfaqesues nga ai religjion dhe pike!Vatikani nuk eshte shtet si shtetet tjera ne bote e duke qene se ne kemi plot katolike shqiptare as eshte dashur fare te hapet ky debat!…
Ndersa per deklarimin e Dritero Agollit ska tjeter vetem mahnitje me aftesine e tij ne thyerje rekordesh Hipokrizie!Ne parim Driteroi apo kushdo tjeter ka te drejte te mendoje cfare te doje e te deklaroje cfare te doje lidhur me Vatikanin,fene katolike apo cdo fe tjeter!Por duke qene se Dritero Agolli eshte “patriark” i socialisteve,gje qe nenkupton nje figure e njohur e Partise se Punes me emer te ndryshuar ne PS, atehere para se te flase per Vatikanin dhe Kishen katolike Shqiptare,Driteroi duhet te kerkoje falje publike per pergjegjesine e vet personale qe ka pasur fushatat politike te diktatures enveriste per shembjen e Kishave dhe Xhamive ne vitin 1967!Fushate qe rezultoi jo vetem me ndalimin e fese por me masakrimin e sa e sa klerikeve shqiptare qe u vrane e vdiqen neper tortura qelive te Sigurimit!Kete fushate e prine dhe e frymezuan pikerisht shkrimtaret servile te rregjimit diktatorial,”Borite e Partise” si i quante i madhi Lasgush Poradeci!Pikerisht Dritero Agollet,Ismail Kadarete,Dhimiter Shuteriqet,etj…Sulmet barbare ndaj klerit kane qene te frymezuara pikerisht nga ata qe ende sot quhen korifenjte e letersise,shkrimtaret si Dritero Agolli!Mjafton te lexoni poezite,pamfletet e tij ne gazeten “Zeri I popullit” te asaj kohe!Per ata qe nuk e dine Dritero Agolli ka qene anetar i Komitetit Qendror te Partise se Punes se Shqiperise,ka qene deputet i parlamentit te diktatures!Pra anetar I Komitetit Qendror te Partise qe ushtroi diktaturen me gjakatare ne Lindjen Komuniste,Partise qe vrau kleriket duke I akuzuar se ishin “Spiune te Vatikanit”!?…Normalisht Dritero Agolli e ka te drejten te reflektoje ndaj te kaluares se vet sepse pendesa eshte ndjenje njerezore por ende deri me sot nuk e ka shfaqur ndonje pendese per mbeshtetjen e fuqishme qe I ka bere diktatures ne krimet e kryera ndaj klerikeve!Prandaj duke moq shfaqur pendese e duke mos reflektuar ndaj te kaluar se vet kriminale e kompromentuese Dritero Agolli nuk ka te drejte morale te flase fare per Vatikanin dhe menyrat se si duhet te jene ambasadoret!Aq me teper ta krahasoje me praktikat e Vatikanit me ato te “Byrosë Politike të Partisë së Punës” edhe pse ne njohjen e praktikave te Byrosë Politike të Partisë së Punës,Dritero Agolli si njeriu i brendshem eshte nje ekspert !…Ky njeri ka qene Kryetari I Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise qe nga viti 1973,vite kur jane varur,pushkatuar e burgosur sa e sa e shkrimtare kolege te Dritero Agollit…Kujtojme Vilson Blloshmin dhe Genc Leken pushkatuar ne vitin 1977 dhe havzi nelen varur ne vitin 1988…keto ne kohen e sundimit te Vezirit Dritero Agolli ne krye te LSHA-se…
Edhe per mbrojtjen qe paska vendosur ti beje Visar Zhitit,Dritero Agolli,vlen e njeta gje si per sulmin ndaj Vatikanit…Dritero Agolli nuk duhet te harroje se poetin Visar Zhiti e burgosi pikerisht ai,Driteroi vete,ne vitin 1979?!Po ne shtetin diktatorial,Kryetari I LSHA-se ishte nje ingranazh me mjaft rendesi ne makinen e perbindshme te totalitarizmes anetar i Komitetit Qendror te PPSH-se,deputeti i Kuvendit diktatorial,kryetar i Lidhjes se Shkrimtareve bente ligjin!Me kete te kaluar Dritero Agolli absolutisht qe eshte i implikuar deri ne qeliza!Por prape Dritero Agolli ka kurajon te shtiret si dalazotes i viktimes se vet!?Tjeter thyerje e rekordit te Hipokrizise!Nese Visar Zhiti paska qene “intelektual I denje” si shkruan per te sot Dritero Agolli,atehere a bent e na thote se perse e burgosi Dritero Agolli,Visar Zhitin!?…
















