“FSK-ja është një forcë e cila çdo minutë, çdo sekondë është e gatshme të shndërrohet ose transformohet në Ushtri të Kosovës, përkatësisht në Forcë të Armatosur të Kosovës dhe mbetet vetëm vendimmarrja politike të cilën duhet të miratohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës”.
“Duhet të kemi përkrahje, transformimi është në interes të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, edhe të popullatës jo shumicë, veçmas kur kemi rreth 17 % të këtij Batalioni pjesëtarë nga popullsia jo shumicë, 10 % nga komuniteti serb dhe 7 % nga komunitetet tjera’’, tha Mustafa ndër të tjera.

Ministri i FSK-së, Haki Demolli e njoftoi kryeministrin Mustafa dhe delegacionin e tij mbi të arriturat dhe sukseset e Ministrisë së FSK-së dhe FSK-së në veçanti gjatë vitit 2016, dhe po ashtu shfrytëzoi rastin që ta falënderoi Kryeministrin për shkresën të cilën të cilën ia kishte dërguar kohë më parë NATO-s, për të cilën gjatë këtyre ditëve, shtoi Ministri: ,,kemi marrë një përgjigje pozitive e cila përgjigje hap rrugën për intensifikimin e bashkëpunimit në mes të FSK-së dhe NATO-s në përgjithësi’’.
Më tej, ministri i FSK-së, Haki Demolli tha se shpreson që ky bashkëpunim dhe ky intensifikim i bashkëpunimit FSK-NATO do të jetë një hap më tutje në përgatitjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur të Kosovës,
“Ne edhe tani jemi të gatshëm për transformim vetëm se jemi duke pritur vendimin politik të Kuvendit të Republikës së Kosovës’’, tha Demolli thuhet në komunikatën e MFSK-së.
Komandanti i Batalionit të parë të Reagimit të Shpejtë, nënkolonel Haki Xhemajli para kryeministrit Mustafa dhe Ministrit Demolli prezantoi misionin, detyrat dhe aktivitetet e njësisë që komandon, ndërsa në vazhdim kompanitë e Batalionit demonstruan praktikisht disa prej shkathtësive dhe pajisjeve personale dhe kolektive të njësisë.






















