Kryeministri i Kosovës, IsaMustafa ka lavdëruar paraqitjen e këngëtares me prejardhje nga Kosova, Rita Ora, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscar”.
Mustafa në një status në Facebook, ka shkruar se performanca e Ritës ka qenë mahnitëse, ndërkohë që i ka shprehur mirënjohjen asaj për tpërfaqësimin e dinjitetshëm të vendit.
Ky është postimi i tij i plotë:
Performanca dhe paraqitja e Rita Orës ishte mahnitëse. Interpretimi i këngës “Grateful” përcolli emocione të veçanta, të gjithë ne i jemi mirënjohës asaj për talentin, përfaqësimin dhe gjithë atë ndjesi krenarie për vendin tonë.


















