“Përcaktimin e paluhatshëm të qeverise së Kosovës dhe qytetarëve të Kosovës për rrugën e saj drejt BE-së”, ka thënë Mustafa.
Në një konferencën për media, Mustafa ka thënë se dialogu është alternativa e vetëm për normalizim të marrëdhënieve më Serbinë dhe stabilitet në rajon, raporton lajmi.net.
“Kosova e sheh vetën si anëtare të BE. E informova Mogherinin se Kosova po punon në zbatimin e marrëveshjes së MSA si dhe për një shtet ligjor të zhvilluar ekonomikisht. Po ashtu shpreha përkushtimin e Kosovës për raporte të mira më fqinjët dhe si vazhdimin e dialogut me Serbinë pavarësisht kundërshtimit nga opozita dhe kundërshtime tjera por edhe qëndrimit jokonstruktiv në këtë proces nga Serbia”, deklaroi ai.
Mustafa tha, se ka shprehur përkushtimin për zbatimit e marrëveshjes për Asociacionin, por kjo po pengohet nga Lista Serbe e cila po bojkoton Kuvendin.
Ai ka folur edhe për demarkacionin i cili po mbetet peng nga kundërshtimi i opozitës dhe mungesa e Listës Serbe në Kuvend që po pamundëson përmbushjen e kriterit për liberalizmit të vizave.























