“Vizita ime në Ballkan po ndodh në një situatë jo të mirë në Ballkan dhe mesazhi i BE për rajonin dhe Kosovën është që të punohet se bashku. Nënshkrimi i MSA mes BE dhe Kosovës është një lajm i mirë për Kosovën. Sa i përket liberalizimi i vizave e di që është shumë i dashur për qytetarët këtu. Në maj kur është dhënë rekomandimi për vizat kanë qenë të qarta dy kushte siç është luftimi i korrupsionit dhe këtu është arritur progres dhe e dyta është ratifikimi demarkacionit, por që nuk është bërë asnjë progres. Është koha që Kosova ta ratifikojë këtë marrëveshje dhe kjo do ta zhbllokojë procesin e vizave. Besoj që partitë politike e kanë të qartë se kur është në pyetje diçka e rëndësishme për qytetarët siç janë liberalizimi i vizave dhe duhet tejkaluar dallimet politike”, tha ajo.
Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën
Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...






















