Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se marrëveshja në mes të LDK-së, AAK-së dhe NISMA-s është mirëpritur nga Kryesia e LDK-së.
“Sot kishim një takim të radhës së Kryesisë së LDK-së, në të cilin trajtuam ecuritë pas arritjes së Marrëveshjes ndërmjet LDK-së, AAK-së dhe Nisma-s. Kryesia mbështeti plotësisht veprimet , të cilat po ndërmerren për ta jetësuar marrëveshjen dhe për t’i siguruar vendit një qeverisje të mirë nga këto subjekte në të ardhmen. Do ta thellojmë partneritetin me miqtë tanë për të quar përpara proceset e integrimeve në BE dhe për të ndërtuar marrëdhënie të miqësisë së mirë si dhe do të zhvillojmë projekte ekonomike, të cilat do të sigurojnë stabilitet të vendit dhe mirëqenie për qytetarët tanë”, ka shkruar ai.
Mustafa ka bërë të ditur se është takuar me kryetarin e Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, me të cilin ka biseduar për proceset aktuale.
“Sot u takova edhe me Fatmir Limaj dhe biseduam për proceset aktuale”, ka shkruar Mustafa në Facebook.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...