Sipas tij, kjo ditë është kontribut i dekadave, dhe i përkushtimit të popullit për të jetuar të lirë me të gjitha kombet e botës.
“Në këtë përvjetor u jemi mirënjohës të gjithë atyre që dhanë jetën që Kosova të frymojë e lirë sovrane dhe e pavarur. Ky kontribut ndër shekuj kulmoi në vitet e 90-të me presidentin historik, Ibrahim Rugova që e bëri realitet aspiratën për liri dhe vazhdoi me UÇK-në dhe komandantin Adem Jashari”, tha kryeministri Mustafa.
“Sot jemi vend demokratik, që prodhon paqe dhe është pjesë e shumë organizatave rajonale, evropiane dhe globale. Në rast të provokimeve Kosova do të veprojë si një shtet krebidil. Për këto vite Kosova ka konsoliduar demokraci dhe ka garantuar sovranitet pa dallim. Ishte një vit me plotë të arritura, duke përmendur Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit. Prandaj sot më lejoni tju jap lajmin e mirë, sepse sipas Bankës Botërore, Kosova tashmë konsiderohet si vend me të ardhura të mesme”, tha Isa Mustafa në fjalën e tij.
Ai krejt në fund uroi gjithë qytetarët e Kosovës, për 9 vjetorin e Pvarësisë së Kosovës, duke shpresuar se çdo vit e më shumë shteti do të forcohet.























