Në kohën kur ishte duke folur ish-kryeministri Sali Berisha, deputeti socialist Erjon Braçe po vazhdonte të shante nga vendi ku ai qëndronte.
Kjo ka sjellë edhe reagimin e deputetit Flamur Noka, i cili ka shkuar në vendin ku qëndron deputeti socialist dhe e ka qëlluar me rregulloren e Kuvendit. Në këtë moment kanë ndërhyrë dhe deputetët e tjerë.
Më pas ka ndërhyrë edhe Garda e Republikës, e seanca është ndërprerë.
https://dailymotion.com/video/x5c29p3























