Me rastin e 70 vjetorit të lindjes së ish presidentit Ibrahim Rugova, strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, i bënë homazhe te varri i tij. Isa Mustafa, kryetar i LDK-së, tha se Rugova mbetet një ndër personalitete më të shquara të kësaj epoke dhe se ishte themeluesi i shtetit të Kosovës. “Sot po ja bëjmë nderimet kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, themeluesit të LDK-së dhe presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova me rastin e 70 vjetorit të lindjes së tij. Rugova mbetet një ndër personalitet më të shquara të kësaj epoke, themelues i shtetit të Kosovës, kreator i lirisë dhe pavarësisë, njeri i cili e frymëzoi me demokraci dhe me marrëdhënie të mira. Ai që hapi portat kyçe të vendeve të rëndësishme botërore në mënyrë që çështja e Kosovës të bëhet jo vetëm çështje e Evropës por çështje e Evropës dhe ne natyrisht se do t’i kemi të gjitha këto parasysh në mënyrë që të ndërtojmë raport të mirë ndaj figurës së tij, respekt për figurën e tij dhe këtë respekt ta kultivojmë të gjithë gjeneratave”, tha Mustafa. Mustafa tha se Rugova ishte personaliteti që i hapi Kosovës rrugën e integrimeve në struktura Euroatlantike.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















