Kompania e grumbullimit të këtyre mbeturinave “Pastrimi”, po has në probleme të shumta në këtë zonë.
Ata nuk po munden të kryejnë punën e tyre ashtu siç duhet, madje problem i sjellin edhe veturat që janë të parkuara shumë pranë vendit ku duhej të ishin kontejnerët për hedhjen e mbeturinave.
Në pamundësi të intervenimit nga ana e punëtorëve, kjo pikë mbeti pa u pastruar fare.
Këso probleme ata thanë se hasin çdo ditë në këtë rrugë që shtrihet buzë Parkut të qytetit.
E në mungesë të kontejnerëve, mbeturinat hedhen në çdo cep të rrugës, aty ky qytetarëve u vie më lehtë.
“As kafshët kështu nuk bëjnë”, shprehet njëri punëtor i cili duket i mllefosur nga kultura e qytetarëve.
E ndërsa kjo pjesë mbeti pa u pastruar, kompania vazhdoi tutje për të larguar mbeturinat tjera që ndodhen përreth.


























