• Latest
  • Trending
  • All

MSH reagon ndaj akuzave të PD: Kontrollet të vazhdueshme, mjaft më me shpifje

18/01/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

MSH reagon ndaj akuzave të PD: Kontrollet të vazhdueshme, mjaft më me shpifje

18/01/2016
in Aktualitet, Lajme, Vendi

Ditën e sotme PD me anë të deputetes Albana Vokshi ka lëshuar sërish akuza nga MSH dhe specifikisht ndaj ministrit Beqaj. Vokshi tha se Ilir Beqaj ka rimbursuar në mënyrë fiktive ilaçe për miqtë e tij.

Sipas Vokshit janë 10 farmaci të cilat kanë rimbursuar në mënyrë fiktive ilaçe, farmaci të cilat janë në zotërim të njerëzve të Beqajt.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Por menjëherë pas kësaj ka reaguar edhe Ministria e Shëndetësisë. Ministria sqaron se FSDKSH ka kryer të gjtiha kontrollet dhe ka bërë kallëzimin penal për shkelësit dhe ka evidentuar një dëm ekonomik prej 4.4 milionë lekësh të reja. MSH saktëson se “është bërë kallëzim penal në Prokuroritë e rretheve përkatëse, për 11 shpërndarës (depo) farmaceutikë, 8 farmaci dhe 1 mjek. Për të kufizuar çdo mundësi për të abuzuar me barin Ketosteril, është vendosur që, duke filluar nga data 1 dhjetor 2015, ky bar të shpërndahet vetëm nëpërmjet farmacive të spitaleve të vendit.”

Reagimi i plotë:

Në përgjigje të deklaratës së sotshme (18/1/2016) të Deputetes së Partisë Demokratike, znj. Albana Vokshi, Ministria e Shëndetësisë, sqaron:

“Siç e kemi bërë me dije edhe më herët, vetë Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) ka ushtruar kontroll në periudhën Qershor–Gusht 2015 në subjektin Omega Grup, importues dhe shpërndarës farmaceutik. Nga ky kontroll rezultoi një dëm ekonomik prej 346 milionë lekësh (ose 34,6 milionë lekë të reja). Për rrjedhojë, është ndërprerë kontrata e Fondit me Omega Grup, dhe ky subjekt, është kallëzuar penalisht nga FSDKSH-ja në muajin gusht 2015 në Prokurorinë e Tiranës. Sqarojmë gjithashtu, se Fondi e ka vijuar kontrollin për rreth tre muaj rresht për 215 farmaci dhe 11 shpërndarës (depo) në të gjithë territorin e vendit për rimbursimin e barit Ketosteril. Si rezultat i këtyre kontrolleve, FSDKSH-ja evidentoi një dëm ekonomik prej 44 milionë lekësh (ose 4.4 milionë lekë të reja).

Në Nëntor 2015, filluan procedurat për mbajtjen e dëmit ekonomik dhe u bë kallëzim penal në Prokuroritë e rretheve përkatëse, për 11 shpërndarës (depo) farmaceutikë, 8 farmaci dhe 1 mjek. Për të kufizuar çdo mundësi për të abuzuar me barin Ketosteril, është vendosur që, duke filluar nga data 1 dhjetor 2015, ky bar të shpërndahet vetëm nëpërmjet farmacive të spitaleve të vendit. Ndërkohë, është e kotë t’i kujtojmë opozitës situatën katastrofike ku e gjetëm shëndetësinë shqiptare dhe se çfarë kemi bërë e po bëjmë për të rekuperuar dëmet e keqqeverisjes së saj. Arritëm në kohë rekord të shlyejmë borxhin 40 milionë USD që trashëguam nga PD. Ndërkohë sot, shqiptarët paguajnë 30% më pak për barnat.

Sikudër kishim premtuar, ja dolëm të ulim çmimin e barnave duke u kursyer shqiptarëve 70 milion dollarë në vit. Janë 150 000 qytetarë shqiptarë që përfitojnë tashmë nga 85 barnat e reja që shtuam në listën e rimbursimit në vetëm dy vjet. Kemi zgjeruar, dhe po e zgjerojmë, ndjeshëm edhe listën e barnave spitalore, duke garantuar furnizim të vijueshëm të spitaleve tona me barna dhe materiale mjekësore dhe shëruar plagën e vjetër të mungesave kronike në spitalet tona. Kemi hapur ndërkohë kantierin e shëndetësisë dhe për herë të parë ofrojmë sot 10 Paketa Shëndetësore Falas edhe në spitalet jopublike me financim nga Fondi i sigurimeve shëndetësore. Ndërkohë, PD-ja vazhdon ende të përbaltë dhe të shpifë përditë me gjuhën e vjetër të urrejtjes. Kriza e thellë e lidershipit dhe mungesa e programit nuk mund të jetë liçensë për të njollosur e përbaltur përpjekjet e kujtdo dhe përkushtimin për çdo punë që bëhet në këtë vend.

Shqiptarët, kanë nevojë për alternativa dhe ide që ofrohen përmes debateve bazuar mbi argumenta dhe fakte, dhe jo shëmbëlltyrën e qeverisë së vjetër në vend të opozitës që shan e baltos çdokënd sipas parimit, shpif, shpif, se diçka do të mbetet.”

Previous Post

Nis sesioni i ri parlamentar; kryefjalë reforma në drejtësi

Next Post

Denoncimi/ Fevziu: Ja si doli akuza për 200 mijë eurot e Metës

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Denoncimi/ Fevziu: Ja si doli akuza për 200 mijë eurot e Metës

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.