• Latest
  • Trending
  • All

“Mrizi i Zanave”/ Turizëm mbi rrënojat e një kampi përqëndrimi

02/07/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 4 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

“Mrizi i Zanave”/ Turizëm mbi rrënojat e një kampi përqëndrimi

02/07/2016
in Aktualitet, Aktualitet, Lajme, Vendi

Luk Koleci  ka jetuar 90 vjet. 8 muaj prej të cilave i ka kaluar në birucat e hetuesisë komuniste, 8 vjet në një burg në Elbasan. Pjesën tjetër të jetës përfshi edhe dy vitet e fundit të dënimit politik i ka kaluar në Fishtë,  vendin ku lindi e prej të cilit nuk ndahet dot.  “Këtu kam qëndruar për rreth 2 vite në internim dhe për mua kanë qenë kohë shumë të vështira… Edhe pse e kisha shtëpinë fare pranë, nuk me lejohej asnjëherë që që të takoja familjarët e mi”, thotë Koleci.

E megjithatë Fishta e Zadrimës vendi prej të cilit policët e diktaturës e morën me forcë pa i thënë as pse as qysh e që më pas shërbeu edhe si burg për të nuk i ka dalë kurrë nga zemra. Ai u kërkoi djemve që patën emigruar herët në Itali të ndërtonin një shtëpi të re në Fishtë.  “Mua ky fshat më pëlqen shumë, pasi kam lindur dhe jam rritur. Edhe pse kam kaluar kohë të vështira në burg, unë nuk e kam menduar asnjëherë që të largohem nga këtu”, thotë Koleci për BIRN.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Fishta e At Gjergj Fishtës, poeti të cilit Koleci ja ka mësuar përmendësh vargjet dhe ja reciton edhe në këtë moshë, është një fshat kodrinor 17 kilometra nga Lezha, e deri para pak vitesh pak i njohur, përpos atyre që ishin çuar atje me përdhunë në kampin e internimit. Sot ajo është një nga cepat më të vizituar të Shqipërisë e famshme për mjedisin dhe kulinarinë. “I tërheq ushqimi, por edhe natyra, pasi këtu të ofrohet liqeni, mali, fushat dhe kodrat. Kush e ka vizitura njëherë këtë vend është rikthyer sërish”, thotë Altin Prenga, shefi dhe drejtuesi i “Mrizit të Zanave” restoranti i ushqimit të ngadaltë me “certifikatë ekselence” në Tripadvisor, që është përgjegjës për ndryshimin e imazhit të fshatit.

Kampi i internimit

“Ky vend këtu ka qenë i rrethuar me kangjella nga katër anët, na detyronin të punonim në bujqësi. Kemi hapur kanale dhe kemi bërë dhe shumë punë të tjera. Nëse nuk bënim normën që na kërkonin ishte një birucë ku na çonin dhe na turturonin”, thotë 90-vjeçari Koleci, i cili mezi e beson ndryshimin që ka pësuar fshati.

Shumë të tjerë e kujtojnë atë po ashtu si një vend vuajtjesh. Lin Shtjefni, historian, thotë se ka patur edhe raste që të burgosur kanë vdekur nga turturat. “Ky burg është hapur në vitin 1967 dhe unë atëherë kam qenë në moshën 10-vjeçare. Burgu ka pasur një kapacitet për 320 përsona të dënuar dhe ka pasur një regjim shumë të egër”, thotë Shtjefni për BIRN.

foto ish burgu nga larg-1

Ish burgu i internimit në Fishtë | Foto nga : Elvis Hila

Zef Hila nga fshati Troshan i Lezhës, ka punuar në burg. Ai ka qenë shofer zetori dhe thotë për se transportonte ushqim për të internuarit që prej vitit 1971. “Mbaj mend shumë të dënuar në këtë vend… ndërsa vuajtjet e tyre kanë qenë të shumta.Ata punon në bujqësi, hapnin kanale e duhej siguronin vetë ushqimin”, kujton Hila. “Kush punonte mirë merrte vlersime dhe trajtohej ‘mirë’, por kush kundërshtonte futej në birucat e burgut. Kanë qenë disa dhoma tepër të vogla ku i turturonin”, tregon Hila.

Aty u internuan me dhjetra familja ndër më të njohurat familjet Paçrami dhe Lubonja, të cilat u dënuan në vitin 1973 pas “Festivalit të 11” dhe u vendosën në Fishtë në vitet 80’. Liri Lubonja në librin “Larg dhe mes njerëzve” tregon se si vuanin të internuarit në kamp, sa pak mundësi kishin. Si mbeteshin pa dru për ngrohje e si mezor siguronin ushqimin.

“Ndërsa shkarkoheshin plaçkat, vështroja me vëmendje natyrën përreth, me nevojën për të gjetur medoemos të bukurën edhe atje ku isha e detyruar të jetoja me dhunë, ndoshta deri në fund të jetës time. Kur mendoja këtë ndjeja frikë, trishtim”, shkuan ajo në libër. Diktatura mesa duket kishte arsye për të besuar se në Fishtë e bukura nuk mund të gjendej dhe fshati ishte një vend “i mirë” për të dërguar armiqtë.

Një xhevahir në mes të askundit

Altin Prenga, kuzhiner i ushqimit të ngadaltë, mendoi ndryshe kur hapi restorantin e tij në një zonë ku më herët kishte vetëm ferra dhe barishte edhe pse për të ishte një aventurë. “Mrizi i Zanave” dhe Fishta prej atëherë kanë fituar një “Certifikatë Ekselence”, prej Tripadvisor.com falë vlerësimeve prej udhëtarëve nga e gjithë bota. Dy javë më parë Marc.B. nga Cascais, i Portugali shkruante në faqen e udhëtimeve: “Nuk prisja të gjeja një xhevahir të tillë në Shqipëri, në mes të askundit. Ja vlen të vish këtu”.

“Vetëm tek restoranti im vijnë më shumë se 60 mijë vizitorë dhe tursitë në vit”, na thotë Prenga. Shembullin e tij ndërkohë po e ndjekin të tjerë dhe numri i viztorëve është edhe më i madh.

Restoranti Mrizi i Zanave | Foto nga : Elvis Hila

Restoranti Mrizi i Zanave | Foto nga : Elvis Hila

Altini po ashtu thotë se investimi ka qenë pozitiv edhe për banorët e zonës. Disa prej tyre janë punësuar, të tjerë kanë gjetur një vend ku shesin produktet e fshatit.  “Të punësuar direkt vetem tek biznesi im janë më shumë se 30 persona. Por këtu janë 200 familje të cilët janë furnizues të restorantit t’i me prodhime të ndryshme bujqësore dhe blektorale”, thotë ai.

Ai mendon se tashmë banorëve u është rikthyer besimi. “Të gjithë ata që i kanë pas braktisur shtëpitë kanë nisur të kthehen që të investojnë diçka dhe mendjen e kanë në Fishtë”, thotë Prenga.

Edhe 90-vjeçari Luk Koleci jeton prej pesë vjetësh në shtëpinë e re, të cilën ia ndërtuan djemtë emigrantë në Itali. “Ky ka qenë një fshat shumë i varfër deri në vitet 2000. Nuk e kam menduar ndonjëherë se gjërat do të ndryshonin kështu dhe kjo zonë të zhvillohet. Unë sot jam shumë i gëzuar kur shikoj fshatin tim si ka qenë dhe si është bërë tani…. djemtë e zonës kanë emigruar herët dhe kanë investuar më pas këtu”, thotë Koleci

Rrënojat e ish-kampit ku ai kaloi vitet e fundit të internimit dallohen edhe në ditët e sotme, si një dëshmi e vuajtjeve që kanë kaluar me qindra persona të dënuar nga regjimi. Luk Koleci i mban mend mirë. Ai ende si ka mbyllur të gjitha hesapet me diktaturën. 90-vjeçari që mësoi në qeli poezitë e Gjergj Fishtës dhe italishten ka marrë një këst të tretë dëmshpërblimi në shkurt të 2016, për 8 vitet larg fshatit dhe dy vitet kur ishte i burgosur brenda tij.

Tags: edi rama
Previous Post

Vdekja e foshnjes në Spital, pezullohen tre mjekët pediatër

Next Post

RAMA: REALIZIMI I REFORMËS NË DREJTËSI PËRCAKTON FATIN E GJENERATËS TJETËR

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post
Kryeministri Edi Rama, duke folur gjate nje seance parlamentare, e cila eshte zhvilluar pa pranine e deputeteve te opozites, te cilet kundershtojne aktin normativ te qeverise per shtyrjen me 6 muaj te zbatimit te ligjit "Per nepunesin civil".

RAMA: REALIZIMI I REFORMËS NË DREJTËSI PËRCAKTON FATIN E GJENERATËS TJETËR

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.