Përmes një deklarate për shtyp, Këshilli Organizativ dhe Koordinues për rastin “Monstra”, bëri me dije se kërkon përkrahjen e të gjithë shqiptarëve kudo që janë për familjarët e tyre të burgosur që po vuajmë dënim të përjetshëm për vepra që sipas tyre nuk i kanë kryer
Protestat kundër rasteve të montuara politike, dhunës shtetërore si dhe kundër cënimit të lirisë së protestës dhe diskriminimit kombëtar dhe fetar në Republikën e Maqedonisë do të zëvendësohen me organizimin e një Peticioni Mbarëkombëtar.
Përmes një deklarate për shtyp, Këshilli Organizativ dhe Koordinues për rastin “Monstra”, bëri me dije se kërkon përkrahjen e të gjithë shqiptarëve kudo që janë për familjarët e tyre të burgosur që po vuajmë dënim të përjetshëm për vepra që sipas tyre nuk I kanë kryer.
“Ky Peticion do të realizohet nëpërmjet hapjes së punkteve të ndryshme në të gjitha qytetet e Maqedonisë, në të cilat qytetarët duke e nënshkruar këtë peticion , do të mund të japin kontributin e tyre kombëtar dhe njerëzor. Me këtë Peticion si formë e solidarizimit kombëtar, punkte të ngjashme do të hapen edhe jashtë Maqedonisë me çka bashkëkombësit tanë anembanë botës do të mund të japin përkrahjen e tyre kundër shkeljes së të drejtave elementare kombëtare”, thuhet në deklaratë.
Këshilli Organizativ I bën më tej thirrje shqiptarëve të mbështesin peticionin në kërkim të drejtësisë për shqiptarët e pafajshëm që po kalben në burgjet maqedonase.
“Nga pamundësia e prezencës sonë në të gjitha punktet jashtë Shkupit si dhe në Diasporë, Peticioni atje do të realizohet nga qytetarë apo shoqata të autorizuara nga ana e Këshillit. I ftojmë qytetarët shqiptar si dhe OJQ-të që të përkrahin këtë Peticion që nga organizimi deri te nënshkrimi formal i tij dhe sëbashku të dëshmojmë se jemi kundër proceseve të montuara politike dhe kundër dhunës shtetërore që e ushtron qeveria maqedonase ndaj popullit shqiptar në Maqedoni”, thuhet më tej në deklaratë.














