• Latest
  • Trending
  • All

Mjeku norvegjez në Gaza: Kjo nuk mund të jetë ngjarje e vërtetë!

04/06/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 7 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Mjeku norvegjez në Gaza: Kjo nuk mund të jetë ngjarje e vërtetë!

04/06/2016
in Lajme

Dhe ndërsa shkruaj këto fjalë për ju, vetëm, në një krevat, lotët rrjedhin, lotët e ngrohtë, por të pavlerë të dhimbjes dhe pikëllimit, të zemërimit dhe frikës. Kjo s’mund të jetë ngjarje e vërtetë!, ka shkruar mjeku norvegjez në një letër me anë të së cilës i është drejtuar presidentit amerikan, Barack Obama dhe gjithë njerëzimit.

Të dashur miq,

Nata e mbrëmshme qe ekstreme. “Pushtimi tokësor” i Gazës rezultoi në dhjetëra të vrarë dhe automjete të mbushura me palestinezë të të gjitha moshave të gjymtuar, të shqyer, që kullonin gjak, ngjitheshin e vdisnin – të gjithë civilë, të gjithë të pafajshëm.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Heronjtë në ambulancë dhe në të gjithë spitalet e Gazës janë duke punuar me turne 12-24 orëshe, të zverdhur nga lodhja dhe ngarkesa çnjerëzore (pa rroga në spitalin Shifa për katër muajt e fundit), kujdesen, vënë përparësi, orvaten të kuptojnë kaosin e papërshkrueshëm të trupave, shifrave, gjymtyrëve, që ecin, që nuk ecin, që marrin frymë, që nuk marrin frymë, që rrjedhin gjak, që nuk rrjedhin gjak. NJERËZ!

Tani, të trajtuar edhe njëherë si kafshë nga “ushtria me morale e botës”.

Respekti im për të plagosurit është i pafund, në vendosmërinë e tyre të përmbajtur në mes të dhimbjes, agonisë dhe shokut; admirimi im për stafin dhe vullnetarët është i pafund, afërsia ime me “sumud-in” palestinez me jep forcë, edhe pse hera-herës dua thjesht të klith, të shtrëngoj dikë, të qaj, të kundërmoj aromën e lëkurës dhe flokut të një fëmije të ngrohtë, mbuluar në gjak, të mbrojmë vetet në një përqafim të pafund – por këtë nuk e përballojmë dot as ne, as ata.

Fytyra të mbuluara nga hiri – oh JO! Mos, edhe një tjetër ngarkesë të gjymtuarish që kullojnë gjak, ne kemi akoma liqenet e gjakut në dyshemenë e urgjencës, pirgje fashosh kulluese të ngopura me gjak për të pastruar – oh – pastruesit, kudo, që largojnë me shpejtësi gjakun dhe copëzat e hequra të mishit, flokët, rrobat, tubat – mbetjet nga të vdekurit – të gjithë të larguar që aty … për t’u përgatitur sërish, për t’u përsëritur e tëra kjo.

Më shumë se 100 raste mbërritën në spitalin Shifa në 24 orët e fundit.

Shumë për një spital të madh të mirëtrajnuar dhe të mirëpajisur me gjithçka, por këtu – pothuaj asgjë: s’ka energji, ujë, aksesorë, ilaçe, tavolina operacioni, instrumenta, monitorë – të gjitha të ndryshkura, sikur janë marrë nga muzetë e spitaleve të së djeshmes. Por ata nuk ankohen, këta heronj. Ecin kështu, si luftëtarë, me kokën lart, jashtëzakonisht të vendosur.

Dhe ndërsa shkruaj këto fjalë për ju, vetëm, në një krevat, lotët rrjedhin, lotët e ngrohtë, por të pavlerë të dhimbjes dhe pikëllimit, të zemërimit dhe frikës. Kjo s’mund të jetë ngjarje e vërtetë!

Dhe pastaj, bash tani, orkestra e makinës luftarake të Izraelit fillon sërish simfoninë e saj tmerruese, bash tani: repartet e artilerisë nga barkat e marinës nga bregu, hungërimat e F16-ave, avionët e pështirë pa pilot (në arabisht “zennanis”, çekiçët), dhe Apache-t e rrëmujshëm. Të gjithë të prodhuar në ShBA dhe të paguar prej tyre.

Z. Obama, a ke zemër ti?

Të ftoj të kalosh një natë, vetëm një natë, me ne në Shifa. I maskuar si pastrues, ndoshta.
Jam i bindur 100%, kjo do ta ndryshonte historinë.

S’ka njeri me zemër DHE pushtet që të kthehej nga një natë në Shifa pa vendosmërinë për të ndaluar masakrën e popullit palestinez.

Por të pashpirtët dhe të pamëshirshmit i kanë bërë llogaritjet e tyre dhe kanë planifikuar një tjetër masakër “dahiya” në Gaza.

Lumenjtë e gjakut do të vazhdojnë të rrjedhin natën që vjen. E dëgjoj që i kanë ndezuar instrumentet e tyre të vdekjes.

Të lutem! Bëj çfarë mundesh. Kjo, KJO nuk mund të vazhdojë.

Mads Gilbert MD PhD

Profesor dhe Drejtues Klinik

Klinika Mjekësore e Urgjencës

Spitali Universitar i Norvegjisë së Veriut

Post Views: 71
Tags: Barack Obamachaos of war without principledestructionGazaGaza Stripheroesheronjhospitalskaosleter njerezimitlufte pa principeMjeku norvegjezngjarje e vërtetëNorwegian doctorshkaterrimspitalethe letter humanitytrue storyvoluntaryvullnetare
Previous Post

Aksidenti, dy shokë humbin jetën duke u kthyer nga dasma

Next Post

Ja si u vra Santo e si të gjithë ikin nga vendi i ngjarjes…

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Ja si u vra Santo e si të gjithë ikin nga vendi i ngjarjes...

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.