Serbët e veriut nisin protestat para gjykatës së Mitrovicës, kundër EULEX. Ata kanë pakënaqësi në përpjekjet e misionit për të arrestuar ish kryetarin e Zubin Potokut, Sllavisha Ristiç dhe kreun aktual Stevan Vulloviç. Sipas Kosovapress, në këtë protestë do të marrin pjesë edhe shumë nga ish pjesëtarët e MUP-it serb nga veriu.
“Protesta do të mbahet për shkak të akuzave të pabazuara që ngrihen ndaj serbëve, si dhe në shenjë pakënaqësie me aktivitetet e EULEX-it, drejtuar kundër të drejtave themelore të njeriut”, kanë thënë burimet. Ndryshe, po thuajse në të njëjtën kohë, sot në objektin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës që ndodhet në veri, është parapshikuar që rreth orës 10:00 të mbahet vazhdimi i seancës gjyqësore në rastin Drenica.
















