Në këtë takim të enjten temë kyçe e dialogut ishte diskutimi i targave të automjeteve, ku sipas palës kosovare është arritur marrëveshje, ndërsa pala serbe la të kuptohet se nuk ka ende marrëveshje, por janë rrugës për të arritur marrëveshje.
Marrëveshja e “arritur” nënkuptonte se në momentin e kalimit të kufirit Kosovë-Serbi të mbulohet pjesa e targës ku është e vendosur shkurtesë e emrit Republika e Kosovës (RKS), ajo do të mbulohen me letërngjitëse. Njëjtë do të veproj edhe Kosova për targat serbe.
Nesër përfundon raundi tre-ditore i dialogut Kosovë- Serbi me ndërmjetësim të BE-së.























