• Latest
  • Trending
  • All

Mirupafshim në Kosovën e lirë – Nga Veton Surroi

04/01/2021

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 29 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Mirupafshim në Kosovën e lirë – Nga Veton Surroi

04/01/2021
in Aktualitet, Opinion

Si e shndërruam urimin hebraik “Vitin e ardhshëm në Jerusalem” në ecejakun tonë tridhjetëvjeçar për zgjerimin e kuptimit të lirisë?

1.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

E pata përdorur në fund të vitit 1989, pastaj edhe më 1990, derisa u shtua në numër lista e njerëzve që bënin adresim të tillë dhe që më bindnin se ata po e fillonin të parët, tipar i veçantisë sonë – një përshëndetje të vjetër hebraike, “Vitin e ardhshëm u pafshim në Jerusalem”. Përshëndetja definoi dy mijë vjetët e këtij populli, të të qëndruarit në diasporë (vetë fjala është me origjinë nga Dhiata e Vjetër, në versionin greqisht, me domethënie shpërndarje). Pjesëtarët e atij populli, që, siç thotë Dhiata e Vjetër ia kishin “mbathur nëpër shtatë rrugë”, dhe tash gjendeshin në të katër anët e botës, i uronin njëri-tjetrit vit pas viti e shekull pas shekulli që vitin e ardhshëm të takoheshin në Jerusalem, pra, të kthyer nga mërgimi i detyruar, më në fund në shtëpi, apo në sinonimin shpirtëror e religjioz të nocionit shtëpi.

Versioni të cilin e shkrova ishte urimi “Mirupafshim në Kosovën e lirë”. Kishte në të dëshirë pikëtakimi gjeografik për shqiptarët e Kosovës që tashmë kishin marrë drejtimin për në “shtatë rrugët”; pra, kështu të shpërndarë nëpër botë, do të na bashkonte të gjithëve dëshira që të takoheshim në vendin tonë. Por, kishte në të po ashtu dëshirë për një pikëtakim tejfizik, pra metafizik; që jo vetëm të takoheshim në Kosovë, por që ajo Kosovë ku do të takoheshim të ishte një Kosovë e lirë.

2.

Mund të tingëllonte gati si tautologji – pra që ta themi të njëjtën gjë në forma të ndryshme. Është e natyrshme që parakusht për takim, për që të gjithë ne të shpërndarë nga ndjekja, skamja, frika, represioni të ktheheshim e puqeshim së bashku, të ishte liria në Kosovë.

Nëntë vjet më pas, në verën e vitit 1999, kishte jo pak njerëz që përmbushnin urimin e takimit në Kosovën e lirë dhe nuk ishte i vogël numri i njerëzve që cakërronin gotat me versione të ndryshme të konstatimit të njëjtë, “Më në fund në Kosovën e lirë”. Kjo ndodhte, ndërsa NATO-ja kishte hyrë në territorin e vendit, OKB-ja kishte vendosur administratën e vet dhe forcat okupatore të Serbisë qenë larguar.

Kosova ishte çliruar nga forcat okupatore dhe nga ky këndvështrim ishte e lirë. Për që të gjithë ne, 12 Qershori, dita kur në Kosovë hynë trupat e NATO-s, tashmë është shndërruar në Ditë Çlirimi apo Ditë Lirie (ndonëse jo edhe në ato vise të Kosovës ku ende mbisundon narracioni i Beogradit).

Por, qe menjëherë e dukshme që vendimet për qytetarët e Kosovës – ato të natyrës së vendimmarrjes shtetërore do të bëheshin nga administratorët e OKB-së, qoftë në Prishtinë, qoftë në New York. Pra, Kosova ishte e lirë, në kuptimin e çlirimit nga okupacioni, por jo edhe e lirë për të vendosur për veten. Definimi i fjalës “liri” vetëm sa kishte përjetuar zgjerimin dhe thellimin e saj. Dhe, kështu, duhej uruar sërish që vitin e ardhshëm të takoheshim në Kosovën e lirë.

3.

Ish-presidenti finlandez, Marti Ahtisaari, që nga Shkurti i vitit 2007 bëri me dije se po i propozonte Këshillit të Sigurimit të OKB-së që Kosova të bëhej shtet i pavarur. Kalohej prej një muaji në tjetrin, për të parë se kur do ta shpallnim pavarësinë dhe kështu arritëm në fund të atij viti. Atëbotë, urimi “Mirupafshim në Kosovën e lirë” do të merrte më në fund kuptimin e zgjeruar dhe të thelluar, disa vjet pasi çlirimi na tregoi se kishte më shumë domethënie për fjalën liri.

Dhe, kështu kur fuqitë e mëdha ndihmuan (në formë vendimtare dhe koordinuese) që një të diele të muajit Shkurt Kuvendi i Kosovës të shpallte pavarësinë e vendit, dukej sikur përmbushej më në fund përmbajtja e vërtetë e urimit “Mirupafshim në Kosovën e lirë”. Tashmë ishte jo vetëm e çliruar nga okupatori, por po shndërrohej në subjekt sovran ndërkombëtar, me kapacitet për të vendosur për veten.

Duhej shumë pak kohë për të parë se Beogradi do ta kontestonte brenda dhe jashtë Kosovës këtë liri të porsashpallur. Pastaj, do të duhej edhe pak kohë për të parë se këtë liri të porsashpallur po e kontestonin edhe elitat në pushtet. Shteti i Kosovës, i kontestuar prej Beogradit, u zaptua nga pushteti politik i saj; Kosova u shndërrua në shtet të kapur. Vjedhja e votës, dhuna ndaj kundërshtarëve politikë, kontrolli i hapësirës publike, vendosja e kontrollit të çdo gjëje – prej Prokurorisë deri në Televizionin Publik e çdo ndërmarrje publike – u shndërruan në sinjale të dukshme për çdo qytetar të vendit të një kundërthënieje evidente në funksionimin e fjalës “liri”. Si mund të bashkëjetojnë liria dhe kapja e shtetit? Si mund të jemi të lirë nëse jemi nën sundimin e një elite të korruptuar, që çdo gjë e sheh si mall: ndërmarrjet publike për t’i shpupluar deri në cullak, buxhetin e shtetit për ta vjedhur deri në palcë, territorin e vendit dhe sovranitetin e tij për t’ia ofruar Serbisë si këmbim për të blerë edhe më shumë kohë për kapje të shtetit?

4.

Dhe, ja ku jemi, tridhjetë vjet më vonë, duke i vënë në sprovë thellësinë dhe gjerësinë e përjetimit të lirisë. Po, është liri çlirimi nga okupatori. Dhe po, pasi e bindëm botën që të ndërhyjë për të na çliruar, është liri mbërritja në pjekurinë e shoqërisë për ta bindur botën që na ka çliruar se më në fund duhet të jemi edhe të pavarur.

Tash ka ardhur koha që ta bindim veten se vendin tonë duhet ta çlirojmë nga kapja. Dhe se këtë mund ta bëjmë me një valë demokracie që duhet ta kaplojë vendin – me vota të lira, me vendosje të një qeverie që do t’i konsolidojë institucionet e shtetit demokratik, me hapjen e mundësive të krijimtarisë të një populli të ndrydhur nga korrupsioni.

Sërish, e në kushte larg më të mira se para tridhjetë vjetësh: Mirupafshim në Kosovën e lirë! ©KOHA

Post Views: 143
Previous Post

Infermierja në Londër jep dëshminë tronditëse: Pacientë me aparate oksigjeni lihen në korridore

Next Post

Zemër artificiale/ Realizohet në Francë dhe mund të qëndrojnë përgjithmonë

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Zemër artificiale/ Realizohet në Francë dhe mund të qëndrojnë përgjithmonë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.