Qeveria po ashtu miratoi projektligjin për ndërmarrje sociale. Ministri i Punës Arban Abrashi tha se ky projektligj ofron mundësi te mirë dhe ndihmon zhvillimit të konceptit të ndërmarrësisë sociale.
Qeveria miratoi edhe projekt rregulloren për regjistrimin dhe aprovimin e operatorëve të biznesit me ushqim.
Anëtarët e kabinetit qeveritar në mbledhjen e sotme miratuan edhe projekt rregulloren për lëshimin e certifikatës Apostile.
Ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj tha se Kosova është bërë pjese e Konventës Apostile ne korrik të këtij viti.
Po ashtu sot Qeveria miratoi edhe draft Strategjinë sektoriale të Shëndetësisë për vitet 2017-2021.






















