“Lufta dhe qëndresa e ushtarëve të UÇK-së kundër forcave serbe ishte mbinjerëzore. Së bashku me komandant Mujë Krasniqin ishin edhe Beqir Gashi, Rifat Mëziu, Hysen Bujupi- Luani, Luljetë Shala…edhe miku, bashkëveprimtari dhe bashkëluftëtari im Gani Elshani, nga fshati Krojkovë e Drenasit, i cili, së bashku me bashkëveprimtarin tonë Ejup Bajrami, ishte njëri nga veprimtarët më të përkushtuar të radhëve të para nga treva e Drenicës të Lëvizjes së Pajtimit të Gjaqeve në Kosovë në vitin 1990, piktori dhe poeti i talentuar, bashkëluftëtari i Rasim Kiçinës, me të cilin ka kaluar edhe herë të tjera këto shtigje, i Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit, Bekim Berishës dhe Besim Malës… Nderim i përjetshëm komandant Mujë Krasniqit, Gani Elshanit dhe të gjithë bashkëluftëtarëve tjerë të rënë më 14 dhjetor 1998!”, ka shkruar Grabovci në profilin e vet në “Fecebook”.
Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën
Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...






















