Ministri britanik Chris Grayling e ka bërë të qartë se shqiptarët nuk mund të përfitojnë azil në Britaninë e Madhe. Grayling, i cili po bën fushatë për daljen nga BE të Britanisë, thotë se shqiptarët duhen trajtuar si emigrantë ekonomikë, pasi Shqipëria po integrohet në Bashkimin Evropian.
“Do të doja që të tregoheshim të ashpër me çdo aplikim për azil nga Shqipëria. Shqipëria është vend kandidat për në BE dhe pavarësisht se procedura për azil është individuale dhe arsye praktike dhënia e statusit të azilantit për ndonjërin nga Shqipëria, atëherë do të doja të kishim një sistem azili që i trajton këto njerëz si emigrant ekonomikë”, tha ai.
Edhe lideri i UKIP, Nigel Farage ka bërë thirrje që të gjithë emigrantët që mbërrijnë në Britani përmes detit të kthehen në Francë.
















