Forcat speciale kanë asgjësuar me djegie rreth 8 mijë bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa, në Fushë Arrëz.
Pranë plantacionit ku ishin mbjellë bimët narkotike është gjetur dhe një armë zjarri e llojit kallashnikov, e cila mendohet ti përkasë rojes së plantacionit.
Ndërkohë që grupi hetimor ka nisur punën për identifikimin dhe arrestimin e kultivuesve të këtyre bimëve narkotike.
















