Ashtu siç u deklaroua nga PD një ditë më parë, Partia Socialiste nuk ka ndër mend të heqë dorë nga Arben Ndoka.
Deputeti i Lezhës u largua nga parlamenti duke dhënë dorëheqjen pasi ai do të duhej ta linte mandatin me miratimin e ligjit për dekriminalizimin.
Ai rezulton i dënuar në Itali për prostitucion, fakt që e ka pranuar edhe vetë. Pak ditë më parë ai u shfaq në Lezhë në prezantimin e prefektit të ri.
PD e cilësoi këtë si kriminalizimin e PS nga Rama, me strehimin e të inkriminuarve në parti. Sot PD publikoi disa fotografi ku Arben Ndoka shfaqet në krah të ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, duke inaguruar një urë.
PS e Lezhës u shpreh krenare për Arben Ndokën dhe tha se ai gëzon respektin maksimal të të gjitha strukturave të atjeshme.
Siç duket nga fotot, Ndoka gëzon respekt edhe nga partia në qendër. Për PD –në, kjo tregon se Edi Rama ka zgjedhur Arben Ndokën në vend të sekretarit Kerry, i cili e vuri theksin tek dekriminalizimi gjatë vizitës së tij në Tiranë. /Lapsi.al



















