Një furgon mallrash është përmbysur në Milot e për pasojë tre persona kanë mbetur të plagosur.
Furgoni u përplas me bordurën anësore dhe u përmbys pasi humbi kontrollin. Të plagosur kanë mbetur drejtuesi i mjetit dhe dy gra, që ndodheshin në furgon.
Ata u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor mbërriti në vendin e ngjarjes dhe nisi hetimet për të përcaktuar shkaqet e plota të aksidentit.















