Dy vëllezër kanë rënë në pranga pasi akuzohen për disa vjedhje të kryera në bashkëpunim. Burime nga policia e Lushnjës bënë me dije se bëhet fjalë për Doald Zakon, 22 vjeç, (i dënuar më parë disa herë për vjedhje) dhe Saimir Zako, 21 vjeç, (i dënuar më parë për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje), banues në fshatin Krutje e Poshtme, Lushnjë.
Dy vëllezër janë arrestuar në flagrancë, pasi akuzohen për disa vjedhje të kryera në bashkëpunim. Lajmi është bërë i ditur nga policia e Lushnjës, e cila njofton se kanë rënë në pranga shtetasit:
-Doald Zakon, 22 vjeç, i dënuar më parë disa herë për vjedhje, banues në fshatin Krutje e Poshtme, Lushnjë;
-Saimir Zako, 21 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje), banues në fshatin Krutje e Poshtme, Lushnjë.
Vëllezërit u arrestuan pasi akuzohen për veprat penale “Vjedhje me armë e kryer në bashkëpunim”dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Sipas policisë së Lushnjës, nga veprimet hetimore rezulton se dy të rinjtë janë autorë të disa vjedhjeve me armë në fshatin Krutje. Ndërkohë në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 5 gëzhoja armë zjarri model 56 si dhe sendet e vjedhura.
Gjithashtu, u bë ndalimi dhe i 29-vjeçarit, Indrit Zako, pasi akuzohet për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
E. S















