Mësimdhënësit e Kosovës do të trajnohen dhe aftësohen për të ofruar mësimdhënie moderne duke përdorur teknologjinë informative gjatë procesit mësimor, dhe duke aftësuar të rinj që kanë ide inovative dhe janë të gatshëm për tregun global, është thënë të martën në promovimin e Qendrës inovative, e cila është hapur në objektin e Ministrisë së Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë, shkruan sot Koha Ditore.
Kreu i kësaj ministrie, Arsim Bajrami, ka thënë se hapja e qendrës dhe fillimi i projektit “Showcase Classroom”do të ndihmojë në modernizimin dhe digjitalizimin e sektorit të arsimit parauniversitar në Kosovë.
Por, kur është pyetur nëse në shkollat kosovare janë krijuar kushtet për të hyrë në projekt të digjitalizimit dhe mësimdhënies elektronike, ministri Bajrami ka thënë se MASHT-i e di saktë gjendjen e shkollave.















