Një 15-vjeçare u vetëvar dje në Kallëmb të Memaliajt, e cila u gjet e pajetë nga prindërit në kasollen e bagëtive.
Policia mori në pyetje prindërit e vajzës për të mësuar shkakun përse gjimnazistja kishte kryer aktin e rëndë.
Sipas prindërve, Bleona Aliaj kohët e fundit ishte e mbyllur në vetvete. Hetuesit pyetën gjithashtu edhe shoqet e 15-vjeçares, të cilat kanë thënë se Bleona kishte shfaqur mungesë dëshire kohët e fundit për të mësuar dhe ishte mbyllur mjaft në vetvete.
Njëra nga shoqet që kishte raporte më të ngushta, ka aluduar për një përkeqësim të raporteve të saj me prindërit, sidomos me të atin, i cili i kërkonte ta linte shkollën dhe të shkonte me bagëti, çka për 15-vjeçaren kjo ishte e panegociueshme, shkruan sot gazeta “Panorama”.















