Historitë e përplasjve tregtare mes Shqipërise dhe Kosovës, Kreu i Parlamentit Ilir Meta, i sheh vetem si histori interesash te grupeve të ndryshme lobiste. Me këtë sy ai e sheh dhe debatin e fundit mbi importin e miellit.
“Kato çështje mund të zgjidhen vetëm përmes politikave transparente, përmes diskutimeve përmes vendosjes së standardeve të cilat duhet të respektohen nga të gjitha vendet”, tha Meta.
Duke folur në konferencën Rajonale “Integrimi rajonal i Ballkanit perëndimor, një shtytëse për rritje ekonomike dhe stabilitetin”, kryeparlamentari Meta, tha se eshtë momenti që rajoni të prodhojë më shumë bashkëpunim në mënyrë që të fitojmë atë kohë të humbur për shumë vite.
“Nuk ka nevojë të kthehemi 100 vjet prapa për të kuptuar rëndësinë e stabilitetit, sepse të gjithë e dimë cfarë ndodhi 100 vjet më parë, por njëkohësisht edhe nuk ka nevojë të kthehemi 3 javë para për të parë sesi në një ndeshje futbolli mund të kemi që rikthim të retorikave që i takojnë të sa kaluarës”, u shpreh Meta.
Duke mbetur specifikisht tek marrëdhëniet e Shqipërisë me Serbinë, ambasadorja e Bashkimit Europian në vendin tone, Romana Vlahutin, e sheh vizitën e kryeminsitrit Edi Rama, në Beogarda si mjaft të rëndësishme jo vetëm për dy vendet por dhe për rajonin.
“Vizita e kryeministrit në Beograd është ekstremisht e rëndësishme. Do të ketë vëmendjne tonë maksimale pasi është e rëndësishme që të lëvizet sa më shumë drejt Europës dhe BE do të kërkojë më shumë angazhim për rajonin”, tha Vlahutin.















