• Latest
  • Trending
  • All

“Kudo ka njerëz që tundohen nga rryshfeti”

04/11/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

“Kudo ka njerëz që tundohen nga rryshfeti”

04/11/2014
in Lajme, Rajoni

Eurodeputetja Ulrike Lunacek ka komentuar akuzat rreth përfshirjes së misionit të EULEX në Kosovë, në afera korruptive.

Sipas saj, gjithmonë mund të ketë njerëz të korruptueshëm dhe që, në momente të caktuara, pretendojnë të bëjnë para, ndaj duhet sistem i mirëfilltë i sundimit të ligjit për ta luftuar këtë dukuri.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Në një intervistë për “Radio Dukagjinin” Lunacek ka bërë thirrje për hetime të pavarura nga mekanizma jashtë EULEX-it.

 

Intervista e plotë e Ulrike Lunacek 

Zonja Lunacek, ka dyshime se misioni më i madh i BE-së, EULEX është përfshirë në korrupsion. Ky mision është në Kosovë për të luftuar korrupsionin. Si e shihni këtë çështje?

Ulrike Lunacek: Nëse këto dyshime vërtetohen, atëherë kjo është një goditje e madhe për atë që ne si BE duam në Kosovë, që është ta ndihmojmë Kosovën në ndërtimin e strukturave dhe institucioneve gjyqësore të mirëfillta, të afta për ta luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Duhet ta dimë se korrupsioni nuk ndodh vetëm në Kosovë dhe në asnjë vend të vetëm të izoluar. Korrupsioni është fenomen që ndodh edhe brenda vet shteteve anëtare të BE-së, andaj duhet që patjetër secili shtet ta zhvillojë sistemin, i cili do ta luftonte këtë fenomen sa herë që ndodh.

Gjithmonë mund të ketë njerëz që janë të korruptueshëm dhe që në momente të caktuara pretendojnë të bëjnë para, andaj duhet sistem i mirëfilltë i sundimit të ligjit që ta luftonte këtë dukuri. Nëse kjo ka ndodhur në EULEX, është shumë e vështirë për ne që ta pranojmë, por duhet të përballemi me këtë dhe kjo është arsyeja se pse unë kam kërkuar një hetim të jashtëm. Hetimi duhet të jetë i thellë, i plotë dhe duhet të bëhet nga një mekanizëm që është jashtë EULEX-it. Duhet ta dimë se e gjitha kjo do të vihet në funksion kur vërtetohet se ka diçka të vërtetë në këto akuza, gjë që ende nuk dihet. Por një hetim transparent është i domosdoshëm dhe atë sa më shpejtë që të jetë e mundur.

A jeni e shqetësuar për kredibilitetin e EULEX-it tani e tutje?

Ulrike Lunacek: Natyrisht, unë e kam thënë edhe më herët se misioni është shumë i rëndësishëm dhe kjo është arsyeja pse vazhdimisht e kam mbrojtur dhe njëkohësisht kam kërkuar që në disa fusha, ku në të kaluarën misioni ka treguar dobësi, të ketë përparim. Një gjë që duhet të ndryshojë, për shembull është fakti që shumë shtete anëtare refuzojnë që të dërgojnë gjykatës dhe prokuror shumë të kualifikuar.

Natyrisht se jam e shqetësuar për kredibilitetin e këtij misioni andaj kam kërkuar që hetimi të jetë i shpejtë. Duhet që t’i përmirësojmë këto dobësi të EULEX-it në mënyrë që misioni të mos dështoj dhe të mos e realizojmë qëllimin e disa njerëzve brenda dhe jashtë Kosovës të cilët nuk duan që Kosova të ketë sundim të ligjit. Ka njerëz që nuk i duan të korruptuarit para prokurorëve dhe gjykatave, kjo është lufta ime andaj jam e shqetësuar për kredibilitetin e EULEX-it, por ju them të gjithëve që duan dështimin e EULEX-it, se ky mision dhe shumë njerëz të mirë që punojnë në të kanë arritur shumë, kanë zgjidhur shumë çështje. Kanë hetuar, i kanë gjykuar madje ka edhe njerëz që janë në burg, saktësisht për vepra korruptive. Nuk dua që EULEX-i të dështojë, por edhe duhet të jetë kredibil. Kjo për momentin është në rrezik dhe për këtë më vjen shumë keq.

A do të ketë ndikim kjo çështje në agjendën evropiane të Kosovës?

Ulrike Lunacek: Natyrisht se po përgatitet raporti i radhës për Kosovën dhe kjo çështje do të jetë pjesë e tij. Unë i mbështes njerëzit brenda EULEX-it të cilët po e bëjnë mirë punën e tyre, me qëllim që ky mision të jetë i suksesshëm për të mirën e Kosovës dhe për të mirën e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Siç është rasti me disa organizata të shoqërisë civile të cilat e kërkuan këtë gjë. Ne si europarlamentarë do ta shohim nga afër këtë çështje dhe do të kërkojmë që të ketë hetim nga një mekanizëm i pavarur.

Por si të iu thuhet kosovarëve se EULEX-i erdhi në Kosovë për ta luftuar korrupsionin dhe dyshohet se vet është korruptuar?

Ulrike Lunacek: Duhet ta kemi parasysh që shumica e njerëzve në EULEX janë profesionistë të mirë dhe aspak të korruptueshëm. Nuk duhet që dështimi eventual i disa individëve ta dëmtojë gjithë misionin. Ky është mesazhi im për kosovarët, duhet ta dinë se misioni ka pasur edhe suksese në luftimin e korrupsionit apo krimeve të tjera. Në të gjitha strukturat ose mekanizmat mund të gjenden njerëz të cilët tundohen nga ryshfeti, kjo pos që është jo morale është edhe vepër kriminale. Dhe të gjithë ata që kryejnë vepra kriminale duhet të hetohen dhe të sillen para drejtësisë dhe pastaj të ndëshkohen për veprën e bërë.

Ajo çfarë duhet t’u them kosovarëve është që të mos e humbasin besimin në pjesën e mirë të këtij misioni. Nëse e shihni nga afër ata kanë bërë shumë. Duhet të bashkëpunojmë në mënyrë që të kuptojmë nëse këto dyshime janë të vërteta. Në çdo mekanizëm sa herë që ka akuza të tilla, dyshime të tilla duhet që urgjentisht të hetohen në mënyrë që të vërtetohet nëse ato janë të qëndrueshme. Nëse këto akuza vërtetohen, të dyshuarit duhet të sillen para gjykatës në bazë të ligjeve të Kosovës .

A e shihni korrupsionin si një virus që EULEX-it i është “ngjitur” nga kosovarët?

Ulrike Lunacek: Korrupsioni ekziston në Kosovë ashtu siç ekziston edhe në vendet e tjera. Nuk është Kosova dhe asnjë vend tjetër në botë, vendi i vetëm që ka korrupsion. Në çdo shoqëri ekzistojnë njerëz që tundohen nga korrupsioni dhe ryshfeti dhe nuk është problem që ekzistojnë njerëz të tillë sepse kjo nuk mund të mohohet. Problem është nëse nuk e ke një sistem të drejtësisë që nuk i zbulon këto raste, krijon prova për këto raste dhe i sjell këta njerëz para gjykatës. Institucionet duhet të jenë të gatshme që ta luftojnë këtë dukuri.

Zonja Lunacek, jemi në një krizë të thellë institucionale…

Ulrike Lunacek: Nuk do ta komentoj këtë çështje.

Nuk po komentoni sepse nuk dëshironi të ndërhyni në çështjet tona të brendshme?

Ulrike Lunacek: Kjo është një çështje e cila duhet të zgjidhet nga vetë kosovarët dhe ka mjaft mënyra për ta bërë këtë. Duhet te bëhet sa me shpejt dhe sipas ligjeve. Mund edhe të ndryshohen ligjet por duhet të ketë një shumicë dhe një procedurë. E di që duhet të bëhet shpejt dhe pres që ta bëjnë kosovarët pa u komentuar nga ne.

 

Previous Post

Dr.Haxhi Avdyli: Shëndetësia udhëhiqet nga mafia

Next Post

Meta:Debati për miellin, histori interesash të grupeve lobiste/Incidentet Serbi-Shqipëri,Ballkani u kthye 100 vjet prapa!

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Meta:Debati për miellin, histori interesash të grupeve lobiste/Incidentet Serbi-Shqipëri,Ballkani u kthye 100 vjet prapa!

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.