Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, e cilëson të frytshme vizitën e europarlamentarit Eduard Kukan, për të negociuar lidhur me dhënien fund të bojkotit të opozitës. Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti në Kuvend, deputetin e Parlamentit Evropian Eduard Kukan me të cilin biseduan mbi zhvillimet e fundit politike në Shqipëri duke ndarë bindjen e përbashkët se të gjitha institucionet demokratike në Shqipëri duhet të funksionojnë përmes parimeve të pjesëmarrjes, dialogut dhe bashkëpunimit politik. Në këtë kuadër u vlerësua angazhimi dhe mbështetja e Eurodeputetëve dhe Parlamentit Evropian, veçanërisht e dy grupeve të mëdha europarlamentare të Partisë Popullore Evropiane dhe Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve. Në përfundim të takimit me Kukan, Meta e vlerësoi europarlamentarin si nxitës të dialogut politik në Shqipëri, duke u shprehur se ka inkurajuar dialogun dhe bashkëpunimin në politikën shqiptare si një vlerë e domosdoshme për të ecur më shpejt në rrugën e reformave që kërkon vetë integrimi evropian. “Unë besoj se janë plotësuar të gjitha kërkesat e opozitës, pra kërkesat kryesore të saj dhe çdo kërkesë e cila synon një funksionim më demokratik, më transparent të Kuvendit ka qenë dhe mbetet gjithmonë e mirëpritur dhe ne jemi të vendosur për transparencë dhe për gjithëpërfshirje. Opozita është shumë e mirëpritur në çdo moment për të përmbushur rolin e saj dhe funksionet e saj në Parlament dhe unë do të shpresoja shumë që kjo gjë të ndodhte përpara Krishtlindjeve.Duhet të krijojmë një traditë të qëndrueshme të një demokracie funksionale dhe të një dialogu gjithashtu jo vetëm të qëndrueshëm, por edhe funksional, pra që ndihmon në realizimin e reformave që kërkon vendi. Fakti që ne kemi tashmë një angazhim të dy eurodeputetëve të njohur, z. Fleckenstein dhe të z. Kukan, tregon se ka një vëmendje ndërkombëtare për të mbështetur rivendosjen e dialogut politik në vendin tonë dhe unë shpresoj që ky angazhim i z. Kukan dhe z. Fleckenstein të jetë i suksesshëm sepse kjo është në radhë të parë shumë pozitive për politikën tonë”, u shpreh Meta. Në vijim ai shtoi se shpreson që opozita të kthehet në Kuvend para Krishtlindjeve, ndërsa lidhur me mundësinë e djegies së mandateve, tha se është momenti për të folur për dialog dhe jo për djegien e mandateve. Më herët europarlamentari Kukan takoi kreun e PD Lulzim Basha dhe Kryeministrin Edi Rama.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















