“Unë kam një dobësi ndaj zotit Berisha, e kam të vështirë ta humbas këtë dobësi edhe pas vendimit të djeshëm. Berisha gjtihmonë do të jetë i mirëpritur për të shprehur idetë dhe pikëpamjet e tij në Kuvend, por natyrisht që është detyra e të gjithë deputetëve duke filluar nga unë si kryetar i Kuvendit, që gjithmonë të ruajmë etikën me njëri tjetrin dhe me opinionin publik”. Kjo ka qenë përgjigjia që kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i dha gazetareve lidhur me
përjashtimin për 10 ditë nga parlamenti të ish-kryeministrit Berisha.
Byroja e Kuvendit vendosi të enjten të përjashtojë për 10 ditë nga punimet e parlamentit dhe komisionet parlamentare ish-kryeministrin Sali Berisha, për shkak të fjalorit fyes të përdorur në seancën e djeshme plenare.















