Nga Spartak Ngjela
Ja si shkruan qartësisht drejt inxhinieria Viola Saliasi në statusin e saj në FB në lidhje me ngjarjen e fundit: “Ky vend, me këte politikë adoleshentësh, me këtë palo sistemi juridik e mjekesor (pa permendur atë arsimor), po i thotë ‘IK PIRDHUNI! (nuk kërkoj aspak ndjesë për fjalorin ) atyre pak njerzve që ende kanë shpresat ndezur se një ditë kjo Shqipëri do bëhet si Evropa!!!”.
Kjo është esenca e kësaj që ka ndodhur dhe që e ka kapur saktë inxhinierja shqiptare.
Kjo është arsyeja 100- vjecare që ka dëbuar shqiptarët nga Shqipëria dhe ka varrosur çdo lloj shprese se mund të jemi një vend normal.
Adoloshentë që dinë vetëm të vjedhin; injorantë që kanë vrarë për pushtet dhe kanë terrorizuar popullin e tyre, dhe, më në fund: njerëz që kanë urryer shqiptarët: këta kanë drejtuar shqiptarët në 100 vjet.
Dhe ja, dhe sot: vrasje dhe kanosje; politikë me të inkriminuar dhe të inkriminuar vetë në pushtet që nuk dinë të artikulojnë një gjykim, por që abuzojnë përditë sepse, pasi kanë marrë në dorë një punë që nuk dinë ta bëjnë, sundojnë me urrejtje kundrejt atyre që iu kanë dhënë votën për të kryer këtë punë.
Prandaj ka të drejtë inxhinierja Saliasi që, befas, na dha esencën e krizës shqiptare sot… e cila ka qenë edhe kriza jonë në 100 vjet: shuarja e dhunshme e “shpresës së ndezur se një ditë kjo Shqipëri do bëhet si Evropa!!!”