Kryeparlamentari Ilir Meta, ka deklaruar se Kuvendi i ka dhënë të gjitha mundësitë AMA-s, bazën ligjore që të funksionojë në mënyrë efikase.
Deklaratat e kreut të Kuvendit u bënë gjatë prezantimit të një studimi ndërkombëtar për institucionin e AMA-s.
“Ajo që pritet nga AMA ëshë që t’i qëndrojë larg politikës, të jetë e paanshme, e drejtë dhe kompetente në ushtrimin e funksioneve të saj në shërbim vetëm të interesit publik.
Me miratimin e ligjit të ri në mars 2013, i hartuar me ndihmën e specializuar të organizatave ndërkombëtare, ku Këshilli i Europës dhe BE kanë luajtur një rol parësor, Kuvendi i Shqipërisë i ka siguruar AMA-s gjithë bazën ligjore të nevojshme për një funksionim efikas.
Kuvendi gjithashtu sapo ka zgjedhur 3 anëtarë të rinj të bordit gjë që i sjell autoritet të AMA-s autoritet në vendmmarrje dhe i jep mundësi instiotucioneve mundësi të cojë përpara mjaft sfida për vendin”, u shpreh Meta.
Duke u ndalur të studimi, kryeparlamentari Meta e vlerësoi si shumë të rëndësishëm, pasi ka për qëllim që të ndihmojë AMA-n për të hartuar politika në funksion të publikut. Ilir Meta e konsideroi si një studim të paanshëm.
“Edhe ky studimi i kryer nga ndërkombëtarët, të cilit unë ja kërkova disa muaj më parë si Kryetar i Kuvendit, sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Europës ka për qëllim të ndihmojë kuvendin dhe AMA për të haruar politikat e duhura në të ardhemen në funksion të forcimit të një institucioni në shërbim të publikut dhe për publikun
Ky studim i paanshëm, i treguesve të pavarësisë së funksionimit të AMA-s, ka për qëllim ndërtimin e një themeli për punën që duhet bërë në të ardhmen, duke lënë pas një periudhë të vështirë të këtij institucioni, e duke ndërtuar një Autoritet të Mediave Audiovizive që do të jetë në gjendje t’i bëjë ballë sfidave të zhvillimeve të teknologjive të reja në mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve.
Ndaj dhe ne i kushtojmë dhe do të vazhdojmë t’i kushtojmë vëmendje maksimale garantimit të fuqizimit të integritetit të pavarësisë të funksionimit të AMA-s. Në këtë drejtim ne vlerësojmë mbështetjen e partnerëve tanë ndërkombëtar.”















