Koalicioni i dy subjekteve më të mëdha politike në vend, PDK dhe LDK, do t’i shtyjë të dyja partitë që të bëjnë lëshime të shumta në raport me premtimet dhe prioritetet kryesore që u kishin premtuar votuesve, thuhet në një shkrim në gazetën “Tribuna”.
PDK do të reduktojë dukshëm “Misionin e Ri” me gjithë premtimet bombastike duke ulur nivelin e premtimeve për numrin e vendeve të reja të punës dhe rritjen e pagave.
Kurse LDK fillimisht do të heqë dorë nga premtimet populliste siç ishin ndryshimi i himnit dhe flamurit të Kosovës dhe zëvendësimi i tyre me flamurin e ish presidentit Ibrahim Rugova dhe himnin “Kur ka ra kushtrimi n’Kosovë”.
Po ashtu, LDK kishte premtuar reduktimin e numrit të ministrive për të kursyer buxhetin. Por, lidhja e saj me PDK-në mund të shkaktojë efekt të kundërt, duke shtuar numrin e ministrive dhe duke e dëmtuar edhe më shumë buxhetin për t?i rehatuar apetitet partiake. Qeveria Thaçi 2 ishte kritikuar në shumë raste në ish lideri opozitar, Isa Mustafa për shpenzime të panevojshme për shkak të numrit të madh të ministrive.
Por, njoftimet e para flasin se Qeveria e re, mund të ketë edhe një apo dy ministri më tepër, pasi që përmes tyre do të plotësohen kërkesat e PDK-së, LDK-së, Listës Serbe dhe komuniteteve tjera pakicë.
















