Me rastin e zgjedhjes si kryeministër të Kosovës, Isa Mustafa ka pritur një letër nga kancelarja Angela Merkel.
Ajo i uron Mustafës për postin e ri, ndërsa thekson se Kosova ka përpara sfida të mëdha.
Telegrami i Merkel dërguar Mustafës
Shumë i nderuar zoti Kryeministër
Me rastin e zgjedhjes Suaj në postin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ju shpreh
urimet e mia më të përzemërta.
Ju ndodheni para sfidave të mëdha, veçanërisht lidhur me afrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian, dialogun me Beogradin si dhe krijimin e strukturave të shtetit ligjor dhe të strukturave demokratike të vendit Tuaj. Gjermania do të vazhdojë të jetë një partnere e besueshme e Kosovës.
Do të gëzohesha t’Ju përshëndes së shpejti në Berlin.
Për detyrën Tuaj plot përgjegjësi Ju uroj fat të mirë dhe shumë sukses.
Përshëndetje miqësore
Dr. Angela Merkel
Kancelare e Republikës Federale të Gjermanisë.















