Grupi parlamentar i Partisë Socialiste diskutoi sot për ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar, 84 vota.
Rreth orës 14:00 përfundoi mbledhja e drejtuar nga kryeministri Edi Rama, i cili u kërkoi të vetëve që të jenë prezent në komisione kuvendore dhe 2 seancat e fundit parlamentare.
Pritet që në këto dy seanca të miratohen disa ligje të rëndësishme.















