Mbrojtësi i Kombëtares, Mërgim Mavraj ka një mesazh mirënjohjeje për tifozët shqiptarët të cilët janë besnik duke ndjekur Përfaqësuesen vazhdimisht nga shkallët e stadiumit.
“Mbështetja juaj, oksigjeni ynë. Zoti na dhëntë sukses të gjithëve”, ka shkruar Mavraj në Facebook.
Edhe në ditët e kaluara, futbollisti ka folur vazhdimisht për mbështetjen e tifozëve, duke i cilësuar si një pjesë shumë të rëndësishme e Kombëtares.















