Një shqiptar, i njohur me nofkën “shpërndarësi i natës”, është arrestauar nga polica italiane në banjën e një diskoteke.
Në pranga është vënë të martën shqiptari 27-vjeçar me iniciale A.S., i cili shpërndante drogë në një diskotekë në qytezën Alba, itali, por lajmi është publikuar ditën e sotme nga mediat italiane.
27-vjeçari i papunë dhe pa leje qëndrimi në territorin italian, u arrestua në banjon e diskokesë ku shpëndante drogë, teksa përpiqej t’ia mbathte nga policia.
Në dorë mbante 4 paketime me kokainë dhe në portofol 2.000 euro.
Ndërsa në makinën që përdorte, një “Peugeot 206”, u gjetën 10 paketime kokaine dhe 250 gramë kokainë e pastër e pandarë në doza, 21 doza marijuanë, tre paketime me hashash dhe tre peshore elektronike.
Pas arrestimit, shqiptari u dërgua në burgun e Quarto d’Asti-t.














