• Latest
  • Trending
  • All

Mëkati i planifikimit!

05/03/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Mëkati i planifikimit!

05/03/2015
in Lajme

Ulpiana Lama

Këshilli i Evropës dënoi Francën për mossanksionimin në ligjet vendore të një ndëshkimi ‘korrektues’ si shuplaka. Në kuadër të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, është e gjatë lista e vendeve që e kanë ndaluar këtë akt në shkolla dhe shtëpi. Theksoj: edhe në shtëpi. Çka do të thotë që nëse provohet se prindi e ka ushtruar këtë formë të dhunës fizike, ai/ajo përballet me masa administrative penalizuese.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Vitin e kaluar, intervistova në studion e “Pasdite në ‘Top Channel’” një zotëri shqiptar, bashkëshort dhe baba, i cili jetonte prej disa vitesh me familjen në Itali. Ishte dënuar nga gjykata me burg, për një veprim që nga shumë shqiptarë shihet jo vetëm si i pafajshëm, por edhe krenari, traditë. Veprimi – puthja e gjenitaleve të të voglit (djali vinte në jetë pas disa vajzash) – u interpretua si ngacmim seksual i fëmijës.

Në Kosovë, një ministër tha diçka rreth planifikimit familjar që perifrazohet si vijon: “Familjet me 300 euro të ardhura në muaj, të mos i bëjnë shtatë fëmijë”. Deklarata shkaktoi një ortek reagimesh që një mjek shqiptaro-francez i përkufizoi si “reaksion i tipit epidermik në nivele të shokut anafilaktik”. Rrjetet sociale u mbushën me komente fyese, agresive. Nuk munguan sulmet mediatike të një egërsie paralizuese. A ishte qëllimi të provokohej ky reagim? Nuk besoj. Duke u baraslarguar si prej prononcimit të shumëdiskutuar, ashtu edhe prej reagimeve që e pasuan, them se vlera e vetme e tij qëndron në hapjen e debatit publik rreth kësaj teme, përtej anekdotave, mllefeve e banalizimeve të momentit.

Situata risolli disa ndjeshmëri që kanë të bëjnë me të kaluarën, në përballjen me shtetin armik serb dhe përpjekjen e atëhershme për kontrollimin e lindshmërisë në Kosovë si instrument për spastrim etnik. Në një vështrim racional, kuptohet se nuk ishte aspak ky rasti aktual. Çfarëdo që të kenë menduar se ka dashur të thotë ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Blerand Stavileci, të ndalemi të ekzaminojmë disa nga stereotipat më të përhapura të këtyre ditëve:

1. Fëmijët janë punë e Zotit. I kuptueshëm kur artikulimi vjen nga besimtarë praktikantë. Mirëpo, përzierja e së shenjtës me profanen, e të dëgjuarës me të hamendësuarën, e besëtytnive me të vërteta pseudoshkencore, e bëjnë qesharak pretendimin. Një nga teologët më në zë, Shën Agustini, pranonte paradoksin e fëmijës si krijesë e Zotit, e njëherësh, edhe si trashëgues i mëkatit fillestar përmes epshit që shoqëron aktin e riprodhimit. Libanezi i talentuar Khalil Gibrani, shkruante se “fëmijët vijnë prej nesh, por nuk na përkasin”. E mes këtyre dy periudhave e besimeve të ndryshme, erdhi një vendim i vitit 1484 – dekreti famëkeq i gjuetisë së shtrigave: Ato gra, të cilat akuzoheshin se “kishin vrarë fëmijë në barqet e nënave” (aborti) dhe se “kishin penguar burrat të kryenin aktin seksual e gratë të mbarseshin” (kontracepsioni), digjeshin në turrën e druve. Se ç’solli një erë prushi, prej gjuetie shtrigash, situata e ditëve të fundit, ku dënimi i supozuar ishte asgjësimi politik i një burri.

2. Fëmijët janë të familjes. Natyrisht. Por, ka disa aspekte të rritjes së fëmijëve që padyshim përfshijnë edhe komunitetin, edhe shtetin. Shembujt si ai i Francës dhe shqiptarit në Itali e shumë të tjerë që i bien ndërmend lexuesit, na përkujtojnë se ka një limit, një vijë të kuqe, përtej së cilës, në rast pakujdesie, padije apo pamundësie të familjes, ndërhyn shteti.

Duhet ta themi, zëshëm madje, se demografia dikton politikat publike. Prej shkollave te shërbimi pediatrik, pastaj transporti, urbanizmi, fuqia punëtore, tregu i punës, pensionet, shtëpitë për të moshuarit etj., lidhen ngushtësisht me zhvillimet demografike. Mesatarja e lindjeve në Kosovë është dy fëmijë për çift. Edhe më mirë nëse do të mbërrinte në tre fëmijë për çift, si një trend pozitiv rritjeje, mirëpo planifikimi familjar ka të bëjë më pak me rënien e numrit të lindjeve (jo se kanë munguar të tillët – kemi rastin e Kinës me politikën e dështuar të një fëmije për familje) e më shumë me programimin e kohës në përputhje me mundësitë për mirëpritjen e fëmijës. E meqë ky është vendimi më i rëndësishëm i çiftit, ai duhet të jetë konsensual mes burrit dhe gruas. Kontrolli i lindshmërisë, bashkë me revolucionin e elektroshtëpiakeve, i dha gruas pushtetin për të dalë në sferën sociale, për të hyrë në tregun e punës. Nuk ka asnjë arsye pse ajo ta humbasë këtë pushtet.

Thënë kjo, duhet pranuar fakti se rritja e popullsisë nuk është vetëm çështje nataliteti. Migrimet janë temë dhe realitet konstant në historinë e njerëzimit. Duhet hapur mendja ndaj pranimit të të huajve, qofshin këta aziatikë a afrikanë. Ksenofobia, aq e përçmueshme te të tjerët, duhet luftuar më së pari te vetja.

3. Është detyrë e shtetit që të kujdeset për fëmijët nga shtresat e varfra/të paprivilegjuara. Po. Kjo përgjegjësi është e padiskutueshme. Është detyrë themelore e qeverisë që të zbusë varfërinë. Kërkimi i përgjegjësive prej qeverisë nuk do të thotë transferim i tyre, largim nga vetja.

Për çfarë duhet të jenë prindërit e rinj të përgatitur sot? Në mendimin tim, për dy aspekte. Së pari, se gjithçka ka ndryshuar. Në rininë e gjyshërve tanë edukimi dhe punësimi ishin ngushtësisht të ndërlidhur; zanati merrej prej moshës 11-13-vjeçare. Sot i riu / e reja përgjithësisht mbyll studimet – qofshin këto të mesme apo të larta – e mandej aspiron të depërtojë në tregun e punës. Arsimimi është i shtrenjtë dhe ata, të rinjtë, nuk i bëhen dot krah familjes për afro dy dekada e gjysmë. Aspekti i dytë është se pavarësisht të gjitha investimeve në sistemin parauniversitar, ka një fazë të jetës së fëmijës në të cilën kontributi i prindërve mbetet i pazëvendësueshëm. Njihet si hendeku i 30 milionë fjalëve. Për çfarë bëhet fjalë? Për atë bagazh fjalësh, konceptesh, modelesh komunikimi që përcaktojnë ecurinë e çdo individi në jetë. Në një hulumtim të shumëcituar, studiuesit Beti Hard dhe Tod Risli konstatuan se 86-98% e fjalëve që përdor një fëmijë në tri vitet e para të jetës derivon nga prindërit. Diferenca mes familjeve me të ardhura të larta dhe atyre me të ardhura të ulëta mbërrinte në plot 30 milionë fjalë deri në moshën trevjeçare. Arsimimi më i mirë i prindërve, kombinuar me planifikimin familjar dhe përkushtimin ndaj secilit fëmijë, përcakton suksesin e fëmijës, kohë përpara se ai të bëhet i aftë për jetë.

Nëse do të bëja ndonjë zëvendësim gjatë shkrimit, do të përdorja “prindërim i përgjegjshëm” kudo ku gjendet togfjalëshi “planifikim familjar”. Po, sepse pikësëpari bëhet fjalë për prindërim të përgjegjshëm. Kjo është esenciale të kuptohet, me apo pa ndërhyrjen e diskutueshme të z. Stavileci.

Previous Post

Gashi: Gjykata Speciale lëkund themelet e shtetit të Kosovës

Next Post

Del nga prokuroria pas 6 orësh Tom Doshi

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Del nga prokuroria pas 6 orësh Tom Doshi

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.