Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi, mbrëmë përmes një postimi në Facebook i luti besimtarët myslimanë që mos të pinë Coca-Cola, Fanta, Sprite dhe Sheeppes…
Në anën tjetër, imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, ka thënë për Indeksonline se nuk e konsumon Coca-Colan, pasi që mendon se nuk është e shëndetshme. Ai thekson se nuk duhet të ndihmohet kundërshtari, mirëpo shton se nuk mund ta ndalojë Coca-Cola, meqë nuk është haram konsumimi i saj.
Sidoqoftë, përfaqësia e kompanisë Coca-Cola në Kosovë, gjatë gjithë muajit të Ramazanit ka shtuar iftare nëpër Kosovë. Këto iftare nuk janë refuzuar, e as nuk kanë munguar në iftaret që i kanë shtruar të tjerët.
Fotografitë që do t’i shihni më poshtë, janë nga iftari te platoja e Kurrizit në Prishtinë.















