Fejzi Hajdari
Nese ne shqiptaret e Maqedonise kemi festuar sinqerisht 28 Nentorin, e jo sa per sy e faqe, me 29 nentor duhet te ndalemi dhe pyesim: Nese i kemi punet per te festu apo per te vajtu?
Ditë e madhe, 28 Nëntori. Më e madhe për shqiptarët, shëndosh!. Ja sot me festu, ja kur? 1,06 vjet Shqipëri, nuk është mahi! Duhet të festojmë, të recitojmë, të këndojmë, flamuj të valojmë… Nuk duhet aspak të kursehemi në këtë ditë të madhe. Por, nëse ne shqiptarët e Maqedonisë kemi festuar sinqerisht e jo vetëm për sy e faqe, më 29 nëntor duhet të ndalemi dhe të pyesim veten: a i kemi punët për të festu, a për të vajtu!?
Seriozisht duhet ta parashtrojmë këtë pyetje, e jo vetëm shkel e shko. Pasi të na kalojë euforia festive, patjetër duhet të pyesim veten se, si është e mundur që në vend se të përparojmë për këto 106 vite, ne kemi lëvizur më shumë se 106 shkallë mbrapa?
Pse ne jemi populli i vetëm në Evropë, që ministrat e para 106 viteve, i kemi pasur më të shkolluar, se ministrat e sotëm?
Pse rrugët tona sot janë me më shumë gropa, se rrugët në kohën e Skënderbeut, para 550 apo 600 viteve?
Pse nuk kemi ujësjellës e kanalizime?
Duhet të parashtrojmë pyetjen se: A munden flamujt kuq e zi të mbulojnë mizerjen tonë?. A munden t’i mbulojnë rrugët përplot gropa në komunat shqiptare? A mundet flamujt kuq e zi, ta filtrojnë tymin e “Jugohromit”?
Duhet ta parashtrojmë seriozisht dilemën mos ndoshta politikanë maqedonas ose serbë (që dinë të flasin shqip), duke na mashtruar me ngjyrat kuq e zi, po dëshirojnë jetën të na e bëjnë zi e më zi? Mos ndoshta po dëshirojnë që duke u shitur si patriotë të mëdhenj shqiptarë, të fshehin planet e tyre djallëzore për punësim të sa më shumë bashkëkombësve të tyre maqedonas? Dhe të likuidojnë sa më shumë ish ushtarë të UÇK-së? Ndoshta në shikim të parë ju duken jologjike, mirëpo nëse ja parashtroni vetes këto pyetje, shumë lehtë do ta keni ta gjeni përgjigjen. Mos ju besoni fjalëve të mëdha që i thonë për shqiptari. Shikojani punët që i bëjnë për maqedonasit. Investime të jashtme, investime të brendshme. Punësime të jashtme, punësime të brendshme. Subvencione të jashtme, subvencione të brendshme. Ku kanë shkuar dhe ku janë realizuar projektet?
Pse nuk i kanë dërguar në Tetovë, Gostivar, Strugë e Kërçovë, por në Veles, Pallankë, Shtip e Berovë?
Mendoni se këtë e kanë bë për shkak të dashurisë ndaj shqiptarëve?
Pyetni në vete se për kë po ndërtojnë përmendore milionëshe? Pyetne veten, a është e mundur që një shqiptar të mos e dallojë Nexhat Agollin prej Sharllo Shatorovit? Ose Mehmet Pashë Derallën prej Esat Pashës?
Të jeni të sigurt se ata “toptan” nuk janë shqiptarë. Çfarë hajri edhe sikur të jenë, kur veprojnë dhe kontribuojnë vetëm për maqedonasit. Urimeshqiptarë kudo që jeni. Gëuar dita e madhe!!!
















