• Latest
  • Trending
  • All

Don Kishoti Berisha dhe revolta e antishtetit

28/11/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Don Kishoti Berisha dhe revolta e antishtetit

28/11/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

ANDREA STEFANI

Shkaku i vërtetë i protestës së opozitës nuk është gjoja reaksioni i shqiptarëve nga prishja e ndërtimeve pa leje apo ndëshkimi i vjedhësve të energjisë. Aq më pak politika fiskale e qeverisë që nuk i ka shpalosur akoma pasojat e veta. Këto janë profkat e propagandës berishiste. Shkaku i vërtetë i protestës së 22 nëntorit është gjakimi i Sali Berishës për t’u rikthyer me dhunë në pushtet. Një gjakim që ai e shpalli që më 23 qershor kur ra nga pushteti. Një gjakim që ky autokrat që nuk duron dot të mbeturit pa pushtet dhe që nuk respekton rotacionin e votës demokratike, e ka shfaqur edhe vite më parë, më 14 shtator 1998, kur organizoi një grusht shteti të armatosur. Edhe më vonë kur, me paramilitarët e vet, organizoi sulmin mbi Komisariatin e Tropojës. Protesta e 22 nëntorit nuk ishte, sikundër mashtron Berisha, “protesta” e popullit kundër qeverisë, por ajo e falangave të antishtetit kundër një qeverie që po përpiqet të bëjë shtet.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

***

Në protestën e 22 nëntorit Berisha zbatoi një taktikë ku përzihen tragjikomikisht donkishotizmi, hitlerizmi, cezarizmi dhe bonapartizmi. Ai u shfaq si Don Kishoti i Mançës kur Shqipërinë e vitit 2014 u përpoq ta kthejë prapa në vitin 1991, duke bërë thirrje për të përsëritur një tjetër përmbysje si ajo e 20 shkurtit. Sipas logjikës së çakërdisur të këtij patologjiku të panginjur me pushtet e pasuri, sa herë që ky vetë është në pushtet ka demokraci. Por sapo ky rrëzohet demokratikisht nga pushteti, atëherë lind automatikisht, diktatura, shteti policor që duhen rrëzuar ashtu sikundër u rrëzua diktatura komuniste!  A nuk ishte po i njëjti Berishë që i binte këmbës se duhet të largohet “qelbësira” Fatos Nano nga pushteti, sepse kishte rivendosur diktaturën e etërve komunistë? A nuk bërtiste rrugaçërisht pas vitit 1997 ta shporrim qelbësirën? Të njëjtën gjë po bën edhe sot, me të njëjtat fjalë, me të njëjtat mjete. Deri kur shqiptarët do vazhdojnë të vuajnë përsëritjen e skenarëve donkishoteskë të këtij të sëmuri për pushtet dhe për antishtet? Deri kur do të vuajnë pasojat e skenarëve mafiozë që nuk e lënë shtetin të ngrejë kokën në Shqipëri duke u bërë kështu “provë” e akuzës përqeshëse të armiqve të Shqipërisë se “shqiptarët nuk dinë të bëjnë shtet”?

***

Në funksion të skenarit të mashtrimit të shqiptarëve me gjoja rikthimin e diktaturës Hoxhiste përhap rrenën e rehabilitimit të diktatorit Enver Hoxha pikërisht ky autokrat i shfrenuar që është shëmbëlltyra, kopja më identike, vazhduesi më i denjë i praktikave të Enver Hoxhës në politikën e sotme. Që nga kulti i përjetshëm në PD që është idem si kulti i përjetshëm i Enverit në PPSH, e deri te marrja e pushtetit me grykën e pushkës si në 14 shtator 1998 apo te mbrojtja e pushtetit me grykën e pushkës si në ditën e masakrës së 21 janarit.

***

Hitlerizmi është ai që trazohet me donkishotizmin në taktikat e Berishës. Sulmi i tij i tërbuar ndaj Kryeministrit Edi Rama është taktika e njohur e Fyhrerit ndaj kundërshtarit të tij kryesor. Gjakon rrëzimin e qeverisë, por ndërkaq, bën thirrje vetëm “Rama Ik”! Nuk lodhet fare për novacion, por thirrjes së vjetër “Nano ik”(!) i ndërron vetëm emrin. Përqendron sulmin te Rama me shpresën se kundërshtarët e tij do të lodhen, nervat do t’i lëshojnë dhe, më në fund, do ta largojnë Ramën që të mund të gjejnë pak qetësi. Këtë bënte edhe Hitleri sikundër e ka pohuar vetë në Main Kampf. Por fryma hitleriane shfaqet edhe në besimin e verbër dhe patologjik se gjithçka që ai beson është edhe dëshirë dhe vullnet i kombit. Largimi i Kryeministrit Rama është një nevojë urgjente vetëm e Berishës dhe e klanit të tij, që shohin te vendosmëria e Kryeministrit për të bërë shtet, armikun kryesor që i kërcënon. Berisha dhe K° e kanë urgjente largimin e Ramës jo sepse reformat po dështojnë, por se e ndiejnë që ato kanë shumë shanse për sukses dhe si të tilla, janë edhe varrosja e shpresave të tyre për t’u rikthyer në pushtet dhe për t’i shpëtuar ndëshkimit të drejtësisë. Por këtë urgjencë të vetën dhe të të vetëve, Berisha e paraqet si një urgjencë të “Kombit”. E përse jo? A nuk e shpallnin nazistët se Fyhreri ishte Gjermania?! Pra a nuk i bie që edhe çdo dëshirë dhe vullnet i “Fyhrerit” të Shqipërisë të jetë edhe vullnet i kombit?

***

Donkishotizmi dhe hitlerizmi përzihen edhe me pak cezarizëm dhe bonapartizëm në kazanin e çorbës së 22 nëntorit. Bonaparti e kish mjeshtëri që të përqendronte të gjitha forcat në një vend e kohë të caktuar për të goditur kundërshtarët, duke siguruar epërsinë mbi ta. Në sajë të kësaj taktike ai ia dilte që në çdo betejë të ishte në shumicë edhe kur ushtritë kundërshtare ishin më të shumta. Këtë bën edhe Berisha. Përqendron të gjitha forcat në bulevard ditën e protestës (me para, furgonë dhe senduiçe) për të krijuar përshtypjen e rreme se është ngritur i gjithë “populli”. Në fakt, pjesëmarrësit ishin shumë pak krahasuar me ata që kanë votuar për PD dhe Berishën. Por edhe ata që morën pjesë nuk vijnë në protestë se i kanë drobitur taksat e qeverisë. Ata do vijnë në protestat e Berishës edhe sikur qeveria t’ua ulë taksat dhe t’ua u rritë pagat e pensionet. Ata do vijnë se i thërret Berisha. Sepse Berisha, si çdo autokrat, është edhe një lloj Cezari. Ky i fundit, u jepte legjionarëve të vet, tokë dhe bukë kur ktheheshin nga lufta dhe i transformonte nga ushtarë në votues të pushtetit të tij. Ndryshe nga të gjithë liderët e tranzicionit, Berisha është i vetmi që ka punuar me vizionin cezarian të një pushteti që duhet të zgjasë përjetësisht. Prandaj edhe sa qe në pushtet, ka toleruar zënien nga të ardhurit e trojeve dhe ndërtimet pa leje të shtëpive në periferi të Tiranës dhe qyteteve të tjera. Në funksion të pushtetit të tij personal ka toleruar fillimisht piramidat financiare, më pas trafiqet e armëve, kontrabandën e naftës, kultivimin e drogës e deri te vjedhja e energjisë elektrike nga fraksione të tëra të popullsisë që i perceptonte si votues të pushtetit të tij. Ka kultivuar antishtetin në funksion të pushtetit. Tani që është në opozitë mbledh nga janë e nga s’janë gjithë falangat e antishtetit që vetë ka kultivuar, gjithë zemërimin e mafies, por edhe fermerëve të drogës, të vjedhësve të energjisë elektrike, të atyre që ndërtojnë barbarisht pa leje apo të atyre që kanë humbur parajsën e korrupsionit 8-vjeçar. Dhe këto turma laramane të kompostuara nga pinjollë klanesh të pasuruar, por edhe më shumë nga ata që mbijetonin në gjirizin e antishtetit, i paraqet sikur të jetë vërshimi i Nilit që po përmbyt “diktaturën e proletariatit”! Fantazira të një të sëmuri për pushtet që duke qenë në anën e gabuar të historisë, kërkon të kthejë prapa rrotën e saj. Sa shanse ka për sukses? Aq sa pati edhe Don Kishoti që “Botën prapa desh ta kthente, dhe në ushtë ta mbërthente”!

Previous Post

Për gomarët dhe gomarllëqet

Next Post

Me festu, a me vajtu?

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Me festu, a me vajtu?

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.