Mëngjesin e sotshëm është gjetur në Sarandë, trupi i një 73-vjeçari në det. Sipas burimeve, ai quhet Fejzo Goxharaj.
Policia e Sarandës njoftoi se viktima është identifikuar dhe vdekja e tij ka qënë natyrale. F.G. rreth 73 vjeç, ishte i lindur të Tepelenë dhe me banim në Sarandë.
Trupi i gjend rreth orës 6:48 në plazhin e ri të Sarandës, lagjia nr.4, afër portit, brenda në ujë, në gjendje të rëndë shëndetësore dhe pavarësisht se u dërgua menjëherë drejt Spitalit të Sarandës, ka ndërruar jetë rrugës gjatë transportimit.
Policia vuri në dukje se “dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale pasi ky shtetas vuante nga semundja e diabetit dhe kishte probleme me tensionin.”
Tashmë, Policia po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.















