Një i sëmurë mendor në Xhafzotaj të Durrësit ka marrë peng një vajzë dhe policia ka nisur negociatat me të për lirimin e saj dhe daljen e tij nga shtëpia.
Mësohet se vajza ishte kushurira e tij dhe pas një farë kohe, ai e ka liruar, por vetë nuk ka pranuar të dalë nga shtëpia.
Kanë që prindërit e të sëmurit që kanë njoftuar policinë dhe tashmë po punohet që ai të dalë nga banesa pa i bërë keq vetes.















