Kapiteni Tom Moore do të shpërblehet në 100-vjetorin e lindjes së tij. Veterani arriti të mbledhë 39 milionë paund për stafin mjekësor britanik dhe Doëning Street njoftoi se do t’I akordohet grada e “Kalorësit” për gjestin e tij të jashtëzakonshëm.
Qëllimi i tij fillestar ishte të mblidhte një mijë paund për të falënderuar profesionistët e shëndetit për atë që po bëjnë për Mbretërinë e Bashkuar duke luftuar koronavirusin. Kapiteni Tom Moore, një veteran 99-vjeçar i Luftës së Dytë Botërore, kishte marrë një angazhim të bënte njëqind herë xhiro rreth kopshtin të tij. Tom për të ecur mbështetet në një karrocë me rrota. për të ecur para se të kthehet një shekull.
Pavarësisht vështirësive ishte mënyra e tij për të thënë faleminderit stafit të Sistemit Shëndetësor Britanik, i cili e mundësoi të qëndrojë përsëri në këmbë pas një rënie të keqe në të cilën theu legenin apo edhe në të kaluarën duke e shëruar atë nga një kancer i lëkurës. Megjithatë ndryshe nga ajo që ai kishte parashikuar, ndodhi diçka vërtet e jashtëzakonshme.
Brenda pak javësh, iniciativa ka arritur shifrën e pabesueshme prej 39 milionë paundësh.