• Latest
  • Trending
  • All

Gënjeu për të shkuarën duke fshehur shkarkimin për paaftësi/ Pezullohet gjyqtari i KPA-së, SPAK e merr në hetim

20/05/2020

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 29 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Gënjeu për të shkuarën duke fshehur shkarkimin për paaftësi/ Pezullohet gjyqtari i KPA-së, SPAK e merr në hetim

20/05/2020
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Lajme, SHQIPERIA

Luan Daci është gjyqtari i KPA i përfshirë në një skandal pasi rezulton se ka kryer falsifikim të dokumenteve. Pikërisht ky gjyqtar ka shkarkuar dhjetëra prokurorë e gjyqtarë duke u mbështetur në kriterin moral, profesional dhe pasuror. Anëtari i Komisionit të Posaçëm të Apelimit mashtroi me të dhënat e tij për shkarkimin nga KLD, licencën e avokaturës dhe pagesën e taksave. 

Luan Daci, gjyqtar në shkallën e fundit të vettingut në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është pezulluar dhe është marrë në hetim nga Struktura e Posaçme e Anti-Korrupsion pasi ka fshehur të kaluarën e tij duke gënjyer për një shkarkim nga detyra si i paaftë në vitin 1997. SPAK tashmë e akuzon për falsifikim të dokumenteve Dacin, i cili në momentin që aplikoi për t’u bërë pjesë e trupës së KPA-së e fshehu këtë fakt, që kur ishte gjyqtar në në gjykatën e Tiranës në 1997, KLD-ja me propozim të ministrit të Drejtësisë e shkarkoi nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka rregjistruar proçedimin penal Nr.56, viti 2020 për veprën penale ″Falsifikimi i dokumenteve″, të parashikuar nga neni 186, paragrafi (1) i Kodit Penal. Nga veprimet hetimore të kryera lidhur me këtë proçedim penal është provuar se shtetasi Luan Daci, me funksion Gjyqtar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, në aplikimin e kryer prej tij në datën 03.02.2017 për t’u emëruar në funksionin e mësipërm, ka paraqitur rrethana të rreme, duke mos deklaruar faktin se ndaj tij është marrë më parë masa disiplinore ″largim nga puna″.

Shtetasi Luan Daci në vitet 1994-1997 ka ushtruar funksionin e Gjyqtarit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Këshilli i Lartë i Drejtësisë, pas propozimit të Ministrit të Drejtësisë, me vendimin Nr.6, datë 24.12.1997, në nenin 1 të tij, ka vendosur: ″Z.Luan Daci, largohet nga detyra e gjyqtarit për shkelje të ligjës dhe paaftësi në detyrë″. Në bazë të nenit 6, paragrafi (1), gërma (dh) të ligjit Nr.84/2016 ″Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë″, si dhe nenit 150, paragrafi (3) të ligjit Nr.96/2016 ″Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë″, i cili ka qënë në fuqi në momentin e aplikimit, ekzistenca e masës disiplinore ″largim nga puna″ përbënte shkak ligjor që shtetasi Luan Daci të mos plotësonte kriteret formale për të aplikuar në pozicionin vakant Gjyqtar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Në rrethanat e mësipërme, shtetasi Luan Daci është marrë në përgjegjësi penale nga Prokuroria e Posaçme për kryerjen e veprës penale ″Falsifikimi i dokumenteve″, të parashikuar nga neni neni 186, paragrafi (1) i Kodit Penal. Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin Nr.54, datë 20.05.2020 ka vendosur ndaj shtetasit Luan Daci caktimin e masës së sigurimit ndaluese ″pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik″, të parashikuar nga neni 242 i Kodit të Proçedurës Penale, duke e pezulluar nga atë funksioni Gjyqtar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit“, njofton KPA-ja. 

Luan Daci që është përfshirë në skandal rezulton se ka kryer falsifikim të dokumenteve. Pikërisht ky gjyqtar ka shkarkuar dhjetëra prokurorë e gjyqtarë duke u mbështetur në kriterin moral, profesional dhe pasuror. Por nga ana tjetër vetë Luan Daci, nuk ka qenë i rregullt me ligjin pasi ka kryer falsifikimin e të dhënave, si urdhrin për shkarkimin e tij nga KLD, lejen për ushtrimin e profesionit të avokatit dhe mospagimit të taksave gjatë kohës kur ka ushtruar avokaturën.

Sipas dosjes hetimore, e cila ka marrë inicim pas një kallëzimi të kryer nga prokurorja e shkarkuar nga KPA, Antoneta Sevdarasi, Ligji për Vetingun (nr.84/2016) parashikon që anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në momentin e zgjedhjes, nuk duhet të kenë masë disiplinore “largim nga detyra” në fuqi. Rezulton se Luan Daci është shkarkuar nga detyra e gjyqtarit në vitin 1997. Kjo masë disiplinore është në fuqi, pasi nuk rezulton që ajo të jetë shfuqizuar nga ndonjë vendim i mundshëm gjykate. Për më tepër, duke realizuar kryqëzimin e të dhënave, Luan Daci jo vetëm që nuk e ka deklaruar faktin e shkarkimit nga detyra, por, për më tepër, ka prezantuar të dhëna të rreme para Komisionit të Posaçëm Parlamentar që shqyrtonte kandidaturat për anëtarë të KPA.

Në proces-verbalin e Komisionit rezulton se, pyetjes së deputetëve se cila është mënyra e largimit të tij nga funksioni i gjyqtarit, në vitin 1997, ai është përgjigjur “me dorëheqje”. Në fakt, e vërteta qëndron ndryshe. Ai është larguar me vendim shkarkimi nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Gjithashtu Luan Daci, nuk plotëson kriterin për vjetërsinë 15 vjet si avokat. Është konstatuar se “nga CV-ja e tij dhe nga procesverbali i pyetjes së tij në Kuvend, rezulton se Luan Daci ka ushtruar funksionin e avokatit për 17 vite, sipas lejes së ushtrimit të profesionit me nr.888 datë 27.03.2000, lëshuar nga Këshilli Drejtues i dhomës Kombëtare të Avokatisë. Leja është lëshuar nën emrin e Kryetarit të Këshillit Drejtues, Kleanthi Koçi”. Duke ngritur pikëpyetje për vërtetësinë e dokumentit “leje për ushtrim profesioni avokatie”, sidomos për faktin që në të gjendet emri i Kleanthi Koçit, i cili në atë kohë nuk jetonte, prokuroria vijon: “Pavarësisht faktit nëse është e rregullt apo jo kjo leje, zotërimi i saj nuk vërteton ushtrimin faktik të profesionit.

Koha e fillimit dhe kohëzgjatja e profesionit të avokatit duhet të rezultojë nga të dhënat e pasqyruara në organet tatimore dhe Institutin e sigurimeve shoqërore”. Rezulton se “në dosjen e paraqitur pranë Avokatit të Popullit nuk ka të dhëna se kur është regjistruar Luan Daci në organet tatimore, por nga të dhënat publike të QKR rezulton se ai është regjistruar për herë të parë në organet tatimore, për të ushtruar profesionin e avokatit në datë 18 tetor 2007. Përpara kësaj date, Luan Daci nuk ka qenë i regjistruar në organet tatimore, nuk ka paguar sigurimet shoqërore për ushtrimin e profesionit të avokatit dhe si rrjedhojë ai nuk vërteton ligjërisht që ka ushtruar funksionin e avokatit për 15 vjet pune si avokat. Ndërkohë një tjetër dosje që po heton SPAK është dhe ajo e Ardjan Hajdarit, i cili ka dyshime se nuk ka paguar taksat.

Shkarkimi nga detyra

Por kush është Luan Daci?
Luan Daci ka qenë gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës deri në vitin 1997 (dhe zv.kryetar në këtë gjykatë), ndërsa në vitet e mëvonshme ka punuar si avokat, deri sa është zgjedhur në postin e anëtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Në CV-në e tij,  thuhet se Luan Daci ka qene edhe sekretar i Degës së Partisë Demokratike Tepelenë për periudhën 1991-1993. Ai ka bërë Kursin e “Plepave” në “Shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së Rendit Publik”, Durrës. Luan Daci ka qene anëtar i dhomës së avokatisë në vitin 2000, të marrë pasi kohës kur ishte zv/kryetar i Komisionit Zgjedhor (përfaqësues i PD-së) në zgjedhjet lokale për Bashkinë Tiranë ku konkuronin përballë njeri-tjetrit Edi Rama dhe Besnik Mustafaj.

Skandali tjetër me licencën e avokatit
Por ky nuk është skandali i vetëm për gjyqtarin që tashmë do të përballet me drejtësinë për fshehjen e së kaluarës së tij. Në biografinë e Dacit gjendet dokumenti, me anën e të cilit i jepet “Leja për ushtrimin e profesionit të avokatit”. Por kush ia dha? Në dokumentin e vitit 2000 është emri i Kleanthi Koçi, 13 muaj pas vdekjes së tij në 1999. Në Mars 2000, kohë kur Luan Daci ka marrë lejen për ushtrimin e profesionit, Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka qenë në vakancë për drejtues. Pas vrasjes së Koçit, kompetencat për licencimin e avokatëve i kaluan Ministrisë së Drejtësisë. Kjo periudhë “vakance” vijoi deri në shtator 2000, kur trupa e avokatëve zgjodhi Maks Haxhian si Kryetar të Dhomës. Por, zgjedhja e Haxhiajt ka ndodhur disa muaj pasi është nënshkruar dokumenti në favor të Luan Dacit, me emrin e Kleanthi Koçit në të.

Licenca e avokatit

Por cfarë ndodh tani?
Të parët që pritet që të reagojnë për pezullimin dhe nisjen e hetimeve për Luan Dacin janë pikërisht ata që e kanë pësuar nga vendimet që ka dhënë ai në kolegj. Trupa e kolegjit përbëhet nga 5 gjyqtarë dhe prokurorë në marrjen e një vendimi. Por edhe pse vendimet janë marrë në mënyrë kolegjiale gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar vështirë që të heshtin. Dy raste janë konkrete, që e kanë denoncuar Lacin më parë.

Bëhet fjalë për Antoneta Sevdarin dhe Besnik Canin.  Në datë 16 maj të vitit të kaluar Antoneta Sevdari, prokurorja e cila u shkarkua nga detyra nga Kolegji i Apelimit, ku pjesë e trupës së gjyqtarëve më 28 shkurt 2019, ishte edhe Luan Daci publikoi dokumentin e shkarkimit të ish-anëtarëti të KPA-së për paaftësi. Po vitin e kaluar në datë 18 maj, ishte Besnik Cani po i shkarkuar që kërkoi largimin nga detyra të Dacit me argumentet se, kur është zgjedhur në këtë detyrë, nuk ka plotësuar kriteret kushtetuese dhe ligjore në lidhje me mospasjen e masës disiplinore të largimit nga puna, kriterin e arsimit, të gjuhës angleze dhe kualifikimeve profesionale, si dhe kriterin e vjetërsisë në punë.

Por kërkesa e tij u rrëzua. Fillimisht, Bensik Cani i kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit largimin e Dacit nga detyra. Por, Kolegji u përgjigj se nuk ishte në kompetencën e tij kjo çështje. Më pas, Cani iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Tre anëtaret e Kushtetueses vendosën që të mos e kalojnë padinë e Canit për shqyrtim në seancë plenare me argumentin se ish-prokurori Cani si individ nuk mund të nuk mund të paraqesë drejtpërdrejt në Gjykatën Kushtetuese çështje që lidhen me zgjedhshmërinë dhe papajtueshmëritë në ushtrimin e funksioneve të funksionarëve dhe të organeve të parashikuara në Kushtetutë, si dhe me verifikimin e zgjedhjes së tyre.

Gjyqtar i Kolegjit të Apelimit, Luan Daci
Post Views: 89
Previous Post

Mblodhi 39 mln paund për mjekët, surpriza e Mbretëreshës për kapitenin 100-vjeçar

Next Post

Pandemia/ Universiteti i Kembrixhit merr vendimin e rëndësishëm

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Një vlerësim i veçantë vjen për Shqipërinë nga mediumi prestigjioz amerikan CNN, i cili në një artikull të publikuar të premten...

Next Post

Pandemia/ Universiteti i Kembrixhit merr vendimin e rëndësishëm

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.