Më shumë se 200 milion doza të vaksinave koronavirus janë administruar në vendet e Bashkimit Evropian dhe gati 53 milion evropianë janë vaksinuar plotësisht duke nisur qw nga e marta në mëngjes.
Në të gjithë 27 vendet anëtare të BE-së, rreth 200,11 milion doza janë administruar për rreth 148 milion njerëz, sipas të dhënave nga AFP, duke mbledhur të gjitha shifrat nga vendet e ndryshme.
Më 14 prill, BE arriti 100 milion vaksinat, që do të thotë administrimi i vaksinave është dyfishuar në pak më shumë se një muaj dhe se BE mund të jetë në rrugën e duhur për të vaksinuar plotësisht 70% të popullsisë së saj të rritur deri në fund të korrikut.
Aktualisht, pak më shumë se 12% e popullsisë së përgjithshme të BE-së është vaksinuar plotësisht, e njëjta përqindje si mbulimi i përgjithshëm në Belgjikë, ku 42.5% e popullsisë së rritur ka marrë të paktën një dozë të vaksinës koronavirus që nga e hëna.
Në krahasim, 11.1% e popullsisë së përgjithshme të Gjermanisë është plotësisht e vaksinuar, paksa mbrapa Francës dhe Spanjës, ku 13.5% dhe 15.4% e njerëzve janë vaksinuar plotësisht.
Deri më tani, Agjencia Evropiane e Barnave ka aprovuar katër vaksina për shpërndarje në të gjithë vendet anëtare – Johnson & Johnson (zhvilluar nga Janssen), AstraZeneca, Pfizer dhe Moderna vaksinat e koronavirusit.
Aktualisht po shqyrton katër vaksina të tjera të mundshme, përfshirë vaksinën Sputnik të Rusisë.



















