Ai ndër tjera thotë se kosovarët do ta mbrojnë shtetin e tyre çfarëdo pazari që e nxit Beogradi dhe i shkojnë prapa disa shqiptarë naiv dhe injorante.
“Asht fitue me gjak pergjate nji shekulli lufte dhe mumnd t’u merret kosovareve vetem nese derdhet edhe pika e tyne e fundit e gjakut”, shkruan Matoshi në Facebook.
Ja postimi i plotë:
“Serbia i ka fut ne kurth disa shqiptar naiv dhe elemente anti-htet per me bashkepunu me e shperba shtetin dhe shoqnine kosovare
Me iu bashkue Tadiqit dhe Daqicit ne idene se nuk ka kosovare, me demek nuk ka as shtet kosovare asht jo vetem marrezi dhe tradhti ndaj shtetit sovran te Kosoves dhe aleateve te tij porse asht edhe thirrje per lufte civile mes integristave shqiptare dhe etatistave kosovare, sepse shumica absolute e kosovareve duke qene se nuk kane shtet rezerve pos kesaj Republike kane me e mbrojte shtetin e tyne nga cfaredo pazari qe e nxit Beogradi dhe i shkojne prapa disa shiptare naiv dhe injorante. Republika e Kosoves nuk asht ne shitje, ajo asht e pandashme dhe e perhershme. Asht fitue me gjak pergjate nji shekulli lufte dhe mumnd t’u merret kosovareve vetem nese derdhet edhe pika e tyne e fundit e gjakut.
Kete duhet ta dijne ata qe po ua mbajne ison pasueseve te Memorandumit 2 te SANU!”, shkruan ai.






















