Madje në errësirë ka mbetur edhe i gjithë objekti i EULEX-it që gjendet në këtë lagje, ndonëse ata kanë edhe gjeneratorë.
Viktor Buzhala nga KEDS-it, ka deklaruar sot gjatë ditës se bëhet fjalë për një prishje, por që sipas tij, do riparohet gjatë ditës.
Ai ka konfirmuar më herët se ekipet janë në terren dhe po mundohen të rikthejnë punë linjat energjike.
Por defekt nuk është rregulluar, së paku jo deri në orum 19:00.
Lajmi.net ka tentuar të kontaktojë më z. Buzhala, për të kuptuar se përse defekti nuk është rregulluar deh punëtorët e KEDS-it janë larguar.
Megjithëkëtë, kjo ishte e pamundur.
Në anën tjetër, kablloja ka mbetur e zbuluar , ndërsa ekipet e KEDS-it nuk janë askund. Banorët deklaruan për lajmi.net se janë shumë të revoltuar për këtë neglizhencë të KEDS-it, pasi në ndërtesa ka shumë fëmijë dhe të moshuar.
Me rënien e temperaturave gjatë natës, situata bëhet edhe më e vështirë.
























