(Autori i sulmit në Nice)
Në banesën e shqiptarit të arrestuar një ditë më parë lidhur me masakrën në Nice të Francës, janë gjetur kokainë, 2.600 euro dhe 11 celularë, raportojnë sot mediat franceze.
Bëhet fjalë për një 38-vjeçar shqiptar që sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve albaniannews, është Artan Henaj, i lindur në Fier, i cili akuzohet për bashkëpunim në akte terroriste.
Raportohet se shqiptari i ka siguruar armë autorit të sulmit të 14 korrikut në Nice, Mohammed Lahouaiej Bouhel, që shkaktoi 84 të vdekur.
Në pranga është vënë po të njëjtën ditë edhe bashkëshortja e Henaj, që sipas albaniannews është identifikuar si 34-vjeçarja Enkelejda Zaçe, lindur në Elbasan.
Mediat franceze kanë raportuar gjithashtu se para masakrës, autori komunikoi me SMS me shqiptarin, duke i thënë: Sill më shumë armë.
Përveç 84 viktima, raportohet se dhjetra persona janë ende në spital, mes tyre 19 në gjendje kritike për jetën.
















