Ministria e Arsimit dhe Sportit ka publikuar listën e plotë të emrave të studentëve, që u janë përfunduar procedurat e njehsimit të diplomave deri në fund të muajit nëntor 2014. Në total janë 773 studentë, diplomat e të cilave kanë përfunduar dhe janë në pritje të
tërheqjes së certifikatës nga ana e studentëve. Pagesa për procedurat e njohjes së diplomës të marrë në
universitete të huaja jashtë Shqipërisë është 2500 lekë. Bashkangjitur të interesuarit gjejnë listën e
plotë të 773 emrave, diploma e të cilëve është njehsuar në Sektorin e Kërkimit Shkencor dhe Njohjes
së Diplomave. Nëpërmjet certifikatës së njehsimit, këtyre studentëve do t’u njihen studimet që ata kanë
kryer jashtë vendit dhe mund të aplikojnë për punë në Shqipëri apo për një cikël tjetër studimesh.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















